Veprat e Apostujve 16:1-40

  • Pavli zgjedh Timoteun (1-5)

  • Vegimi i burrit nga Maqedonia (6-10)

  • Lidia bëhet besimtare në Filipi (11-15)

  • Pavli dhe Sila burgosen (16-24)

  • Roja i burgut dhe familja e tij pagëzohen (25-34)

  • Kërkesa e Pavlit që t’i kërkojnë falje zyrtare (35-40)

16  Kështu mbërriti në Derbë, e pastaj në Listër.+ Atje ishte një dishepull që quhej Timote,+ djali i një gruaje judeje besimtare, por me baba grek.  Vëllezërit në Listër dhe në Ikoni flitnin mirë për të.  Pavli shprehu dëshirën që ta shoqëronte Timoteu dhe e mori me vete, por më parë e rrethpreu për shkak të judenjve në ato vende,+ sepse të gjithë e dinin se i ati ishte grek.  Vendimet e apostujve dhe të pleqve në Jerusalem, ata ua përcillnin qyteteve ku shkonin, që t’i zbatonin.+  Si rezultat, besimi i kongregacioneve bëhej i patundur dhe ato rriteshin ditë për ditë.  Veç kësaj, ata udhëtuan përmes Frigjisë e Galatisë,+ sepse fryma e shenjtë ua kishte ndaluar të predikonin fjalën në provincën e Azisë.  Me të mbërritur në Misi, bënë përpjekje të shkonin në Bitini,+ por Jezui, nëpërmjet frymës, nuk i lejoi.  Kështu kaluan pranë* Misisë, dhe zbritën në Troadë.  Gjatë natës, Pavlit iu shfaq në vegim* një burrë nga Maqedonia,* që rrinte në këmbë dhe i përgjërohej: «Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo!» 10  Menjëherë pas vegimit, u përpoqëm të shkonim në Maqedoni, pasi dolëm në përfundimin se Perëndia na kishte thirrur që t’u shpallnim atyre lajmin e mirë. 11  Prandaj, nga Troada nisëm lundrimin drejt Samotrakës, ndërsa ditën tjetër lundruam drejt Neapolit. 12  Nga atje shkuam në Filipi,+ një koloni romake që është qyteti kryesor i krahinës së Maqedonisë, dhe qëndruam disa ditë. 13  Ditën e Sabatit dolëm jashtë portës së qytetit, buzë një lumi, ku mendonim se njerëzit mblidheshin për t’u lutur. U ulëm e nisëm t’u flitnim grave që ishin mbledhur. 14  Një adhuruese e Perëndisë që quhej Lidia, një shitëse pëlhurash të purpurta* nga qyteti i Tiatirës,+ po dëgjonte. Jehovai* ia hapi plotësisht zemrën që t’i pranonte gjërat që po thoshte Pavli. 15  Pasi ajo dhe ata të shtëpisë së saj u pagëzuan,+ na tha me përgjërim: «Nëse më konsideroni besnike të Jehovait,* ejani e rrini në shtëpinë time.» Dhe na detyroi të shkonim. 16  Tek shkonim për në vendin e lutjes, na doli para një shërbëtore që e kishte pushtuar një demon.+ Ajo u sillte shumë fitime zotërinjve të saj me zanatin e parashikimit të fatit. 17  Ajo vajzë na ndiqte pas, ne dhe Pavlin, e thërriste: «Këta njerëz, që po ju shpallin udhën e shpëtimit, janë skllevër të Më të Lartit Perëndi!»+ 18  Këtë e bëri për shumë ditë. Më në fund, Pavli u lodh, u kthye dhe i tha demonit: «Në emër të Jezu Krishtit, të urdhëroj të dalësh prej saj!» Dhe demoni doli në çast.+ 19  E pra, kur zotërinjtë e saj panë se s’kishin më shpresë të nxirrnin fitime,+ zunë Pavlin e Silën dhe i çuan zvarrë në sheshin e pazarit te qeveritarët.+ 20  Pasi i nxorën para magjistratëve,* thanë: «Këta njerëz, që janë judenj, po na e turbullojnë shumë qytetin+ 21  dhe përhapin zakone që nuk mund t’i pranojmë e t’i ndjekim, sepse nuk janë të ligjshme për ne si romakë.» 22  Gjithë turma u ngrit kundër tyre. Magjistratët ua shqyen rrobat dhe dhanë urdhër të rriheshin me thupër.+ 23  Pasi i rrahën shumë, i futën në burg dhe e urdhëruan rojën t’i ruante mirë.+ 24  Meqë i dhanë një urdhër të tillë, ai i futi në pjesën më të brendshme të burgut dhe ua vuri këmbët në fallaká.* 25  Por aty nga mesi i natës, Pavli dhe Sila po luteshin e po lëvdonin Perëndinë me këngë.+ Të burgosurit po i dëgjonin. 26  Befas ra një tërmet aq i madh, sa u tronditën themelet e burgut. Të gjitha dyert u hapën në çast, dhe të burgosurve iu zgjidhën vargonjtë.+ 27  Kur roja i burgut u zgjua dhe pa dyert të hapura, nxori shpatën e u bë gati të vriste veten, pasi kujtoi se të burgosurit kishin ikur.+ 28  Por Pavli i thirri: «Mos i bëj keq vetes, se jemi të gjithë këtu.» 29  Kështu, ai kërkoi diçka për të bërë dritë, hyri me të shpejtë brenda dhe, duke u dridhur i tëri, u ra ndër këmbë Pavlit dhe Silës. 30  Pasi i nxori jashtë, tha: «Zotërinj, ç’duhet të bëj që të shpëtoj?» 31  Ata iu përgjigjën: «Ki besim te Zotëria Jezu e do të shpëtosh ti dhe ata të shtëpisë sate.»+ 32  Pastaj i predikuan fjalën e Jehovait* atij dhe gjithë atyre të shtëpisë së tij. 33  Në atë orë të natës, ai i mori me vete dhe u lau plagët. Më pas, bashkë me familjen e tij, u pagëzua menjëherë.+ 34  Ai i çoi në shtëpinë e tij dhe u shtroi tryezën. Tani që besonte te Perëndia, gëzonte shumë bashkë me të gjithë ata të shtëpisë së vet. 35  Kur zbardhi dita, magjistratët dërguan rojat e rendit publik për t’i thënë rojës së burgut: «Liroji ata njerëz!» 36  Ky ia tha këto fjalë Pavlit: «Magjistratët kanë dërguar njerëz që ju të dy të liroheni. Prandaj dilni dhe shkoni në paqe.» 37  Por Pavli ua ktheu: «Ata na rrahën para të gjithëve pa qenë të dënuar,* ndonëse jemi romakë,+ dhe na futën në burg. Kurse tani duan të na flakin jashtë fshehurazi?! Kurrsesi, jo! Le të vijnë vetë e të na nxjerrin prej këtej!» 38  Rojat e rendit publik ua çuan këto fjalë magjistratëve. Kur dëgjuan se ata burra ishin romakë, këta u frikësuan.+ 39  Prandaj vajtën, u kërkuan falje, e pasi i shoqëruan jashtë burgut, u kërkuan të iknin nga qyteti. 40  Por ata, me të dalë nga burgu, shkuan në shtëpinë e Lidias, e kur panë vëllezërit, u dhanë zemër+ dhe u nisën.

Shënimet

Ose «në».
Ose «vjollcë». Shih Fjalorthin.
Ose «pa bërë gjyq».