Veprat e Apostujve 18:1-28

  • Shërbimi i Pavlit në Korint (1-17)

  • Kthehet në Antioki të Sirisë (18-22)

  • Pavli niset për në Galati e në Frigji (23)

  • Gojëtarin Apol e ndihmojnë (24-28)

18  Pas kësaj, ai u nis nga Athina e shkoi në Korint.  Atje gjeti Akuilën,+ një jude të lindur në Pont, i cili kishte ardhur para pak kohësh nga Italia, bashkë me Prishilën, të shoqen, sepse Klaudi kishte dhënë urdhër që të gjithë judenjtë të iknin nga Roma. Kështu shkoi tek ata,  e meqë kishin të njëjtin zanat, qëndroi në shtëpinë e tyre dhe punuan bashkë;+ faktikisht zanati i tyre ishte bërës tendash.  Çdo sabat,+ ai bënte një fjalim* në sinagogë+ dhe bindte judenj e grekë.  Kur Sila+ dhe Timoteu+ erdhën nga Maqedonia, Pavli filloi t’i kushtohej plotësisht fjalës, duke u dëshmuar e duke u provuar judenjve se Jezui është Krishti.+  Meqë ata i kundërviheshin dhe e shanin, ai shkundi rrobat+ dhe u tha: «Gjaku juaj ju rëntë mbi kokë!+ Unë jam i pastër.+ Që tani e tutje do të shkoj te njerëzit e kombeve.»*+  Kështu, ai iku nga atje* dhe shkoi në shtëpinë e një adhuruesi të Perëndisë, i cili quhej Tit Justi dhe e kishte shtëpinë ngjitur me sinagogën.  Krispi,+ i pari i sinagogës, u bë besimtar në Zotërinë e po ashtu edhe tërë shtëpia e tij. Shumë korintas që dëgjuan, filluan të besonin e të pagëzoheshin.  Veç kësaj, Zotëria i tha Pavlit në një vegim* natën: «Mos ki frikë! Përkundrazi vazhdo të flasësh e të mos heshtësh, 10  sepse unë jam me ty,+ dhe askush nuk do të vërë dorë mbi ty që të të bëjë keq, pasi në këtë qytet kam shumë njerëz.» 11  Kështu ai qëndroi atje një vit e gjashtë muaj e u mësoi atyre fjalën e Perëndisë. 12  Gjatë kohës që prokonsull* i Akaisë ishte Galioni, judenjtë u ngritën së bashku kundër Pavlit, e çuan para fronit të gjykimit 13  dhe thanë: «Ky ua mbush mendjen njerëzve që ta adhurojnë Perëndinë në kundërshtim me ligjin.» 14  Por, kur Pavli u bë gati të fliste, Galioni ua ktheu judenjve: «Po të bëhej fjalë për ndonjë të keqe a krim të rëndë, do të ishte e arsyeshme t’ju dëgjoja me durim, o judenj. 15  Por, nëse bëhet fjalë për debate rreth fjalëve, emrave dhe ligjit tuaj,+ ato shikojini vetë. Nuk dua të jem gjykatës për këto gjëra.» 16  Kështu i përzuri nga froni i gjykimit. 17  Atëherë, të gjithë siç ishin, kapën Sostenin,+ të parin e sinagogës, dhe e rrahën para fronit të gjykimit, por Galioni nuk donte të ndërhynte fare në këtë çështje. 18  Megjithatë, pasi ndenji atje edhe mjaft kohë, Pavli i përshëndeti vëllezërit dhe lundroi për në Siri bashkë me Prishilën e Akuilën. E meqë kishte marrë një zotim, qethi kokën në Kenkre.+ 19  Kur mbërritën në Efes, i la atje, kurse vetë hyri në sinagogë dhe arsyetoi me judenjtë.+ 20  Këta iu lutën të qëndronte më gjatë, por ai nuk pranoi. 21  I përshëndeti dhe u tha: «Në dashtë Jehovai,* do të kthehem prapë te ju.» Dhe nisi lundrimin nga Efesi 22  e zbriti në Cezare. Atje u ngjit* e përshëndeti kongregacionin, pastaj zbriti në Antioki.+ 23  Si kaloi ca kohë atje, u nis e përshkoi Galatinë dhe Frigjinë,+ duke kaluar qytet më qytet e duke forcuar të gjithë dishepujt.+ 24  Tani, në Efes erdhi një jude që quhej Apol,+ gojëtar dhe njohës i mirë i Shkrimeve, lindur në Aleksandri. 25  Atij ia kishin mësuar* udhën e Jehovait* dhe, meqë vlonte nga zelli falë frymës,* fliste e i mësonte me saktësi gjërat për Jezuin, por njihte vetëm pagëzimin e Gjonit. 26  Ai nisi të fliste me guxim në sinagogë dhe, kur Prishila e Akuila+ e dëgjuan, e morën me vete dhe i shpjeguan më saktë udhën e Perëndisë. 27  Veç kësaj, meqë Apoli donte të shkonte në Akai, vëllezërit u shkruan dishepujve dhe i nxitën që ta pritnin përzemërsisht. Kur arriti atje, i ndihmoi shumë ata që ishin bërë besimtarë falë mirësisë së pamerituar të Perëndisë, 28  sepse, tërë entuziazëm, provonte plotësisht para të gjithëve se judenjtë e kishin gabim, ndërsa u tregonte me anë të Shkrimeve se Jezui ishte Krishti.+

Shënimet

Ose «arsyetonte me njerëzit».
Domethënë, nga sinagoga.
Guvernatori romak i një province. Shih Fjalorthin.
Me sa duket në Jerusalem.
Ose «mësuar gojarisht».
Ose «ishte i zjarrtë në frymë».