Veprat e Apostujve 2:1-47

  • Fryma e shenjtë derdhet në Festën e Ditës së Pesëdhjetë (1-13)

  • Fjalimi i Pjetrit (14-36)

  • Turma reagon ndaj fjalimit të Pjetrit (37-41)

    • 3.000 të pagëzuar (41)

  • Shoqëria e krishterë (42-47)

2  Tani, gjatë Festës së Ditës së Pesëdhjetë,+ ishin të gjithë së bashku në të njëjtin vend.  Befas nga qielli u dëgjua një zhurmë, si ajo e një ere të furishme, që mbushi gjithë shtëpinë ku po rrinin.+  Atyre iu shfaqën ca si gjuhë zjarri, të cilat u shpërndanë e qëndruan mbi secilin,  dhe të gjithë u mbushën me frymë të shenjtë+ e nisën të flitnin gjuhë të ndryshme, ashtu si fryma i bënte të flitnin.+  Në atë kohë, në Jerusalem kishin ardhur judenj të devotshëm nga të gjitha kombet e tokës.*+  Kështu, kur u dëgjua kjo zhurmë, u mblodh një turmë njerëzish, të cilët ishin të hutuar, sepse gjithsecili i dëgjonte të flitnin në gjuhën e vet.  Vërtet, u mahnitën shumë dhe thanë: «A nuk janë galileas+ të gjithë këta që po flasin?  Si ka mundësi atëherë që secili prej nesh po i dëgjon të flasin në gjuhën e nënës?*  Jemi partë, medë,+ elamitë+ dhe banorë të Mesopotamisë, të Judesë, të Kapadokisë, të Pontit, të provincës së Azisë,+ 10  të Frigjisë, të Pamfilisë, të Egjiptit e të rajoneve të Libisë, që janë afër Kirenës, si dhe banorë të përkohshëm nga Roma, judenj e prozelitë bashkë,+ 11  kretas e arabë, e i dëgjojmë të flasin në gjuhët tona për gjërat madhështore të Perëndisë.» 12  Po, të gjithë ishin të befasuar e të hutuar dhe i thoshin njëri-tjetrit: «Çfarë po ndodh kështu?» 13  Mirëpo të tjerë i vinin në lojë e thoshin: «Janë dehur me verë të ëmbël!»* 14  Por Pjetri u çua bashkë me të Njëmbëdhjetët+ dhe tha me zë të lartë: «Burra të Judesë dhe të gjithë ju banorë të Jerusalemit, dëgjojini me kujdes fjalët e mia. 15  Në fakt, këta nuk janë të dehur, siç mendoni ju, sepse është ora e tretë e ditës.* 16  Përkundrazi, po ndodh ajo që ishte thënë nëpërmjet profetit Joel: 17  ‘Në ditët e fundit—thotë Perëndia,—do të derdh frymën time* mbi çdo njeri,* dhe djemtë e vajzat tuaja do të profetizojnë. Të rinjtë do të shohin vegime* dhe të moshuarit do të shohin ëndrra.+ 18  Ato ditë do të derdh frymën time madje edhe mbi skllevërit e mi dhe skllavet e mia, dhe ata do të profetizojnë.+ 19  Do të bëj mrekulli* lart në qiell e shenja poshtë në tokë. Do të ketë gjak, zjarr dhe re tymi. 20  Dielli do të errësohet dhe hëna do të kthehet në gjak para se të vijë dita e madhe dhe e lavdishme e Jehovait.* 21  E kushdo që thërret emrin e Jehovait,* do të shpëtojë.’+ 22  Burra të Izraelit, dëgjojini këto fjalë: Perëndia ju tregoi hapur se Jezuin, nazareasin, e dërgoi ai, e kjo u duk nga veprat e fuqishme, mrekullitë* dhe shenjat që Perëndia bëri mes jush nëpërmjet tij,+ siç e dini edhe vetë. 23  Pikërisht këtë njeri, që e dorëzuan sipas vullnetit* të përcaktuar dhe paranjohjes* së Perëndisë,+ ju e mbërthyet në një shtyllë me duart e të paligjshmëve* dhe e vratë.+ 24  Por Perëndia e ringjalli,+ duke e çliruar nga vargonjtë* e vdekjes, pasi ajo nuk mund ta mbante të lidhur.+ 25  Në fakt, për të Davidi thotë: ‘E mbaj Jehovain* gjithnjë para syve.* Ai është në të djathtën time, që të mos lëkundem kurrë. 26  Prandaj zemra m’u mbush me hare dhe fola gjithë gëzim. Do të jetoj* me shpresë, 27  sepse ti nuk do të më lësh* në Varr,* nuk do të lejosh që besniku yt të kalbet.*+ 28  Ti më ke treguar udhët e jetës, dhe kur jam pranë teje,* mbushem me gëzim.’+ 29  Burra, vëllezër, juve mund t’ju flasim hapur për patriarkun David, i cili vdiq e u varros,+ dhe varri i tij gjendet mes nesh deri më sot. 30  Meqë ishte profet dhe e dinte se Perëndia i ishte betuar që në fronin e tij do të vendoste një nga pasardhësit e vet,*+ 31  e dinte që më përpara se Krishti do të ringjallej dhe tha për të se nuk u braktis në Varr* dhe se trupi i tij nuk u kalb.*+ 32  Perëndia e ringjalli këtë Jezu, dhe për këtë jemi të gjithë dëshmitarë.+ 33  Prandaj, meqë ai u lartësua në të djathtën e Perëndisë+ dhe mori frymën e shenjtë të premtuar nga Ati,+ e derdhi mbi ne, siç po shihni e dëgjoni. 34  Në fakt Davidi nuk u ngjit në qiej, por ai vetë thotë: “Jehovai* i tha Zotërisë tim: ‘Ulu në të djathtën time 35  derisa t’i vë armiqtë e tu si stol për këmbët e tua.’”+ 36  Prandaj, e gjithë shtëpia e Izraelit ta dijë me siguri se këtë Jezu, të cilin ju e ekzekutuat në shtyllë,+ Perëndia e bëri edhe Zotëri,+ edhe Krisht.» 37  Kur i dëgjuan këto, atyre u theri në zemër dhe i thanë Pjetrit e apostujve të tjerë: «Burra, vëllezër, çfarë të bëjmë?» 38  Pjetri u tha: «Pendohuni,+ e secili nga ju të pagëzohet+ në emër të Jezu Krishtit, që t’ju falen mëkatet.+ Atëherë do të merrni dhuratën* e frymës së shenjtë, 39  sepse premtimi+ është për ju, për fëmijët tuaj dhe për të gjithë ata që janë larg, pra për të gjithë ata që Jehovai,* Perëndia ynë, do të thërrasë pranë vetes.»+ 40  Dhe, me shumë fjalë të tjera, ai dha dëshmi të plotë dhe i nxiste: «Shpëtoni nga ky brez dredharak!»+ 41  Kështu, ata që i pranuan me gëzim fjalët e tij, u pagëzuan,+ dhe atë ditë u shtuan rreth 3.000 veta.+ 42  Ata i kushtonin vazhdimisht vëmendje mësimit që jepnin apostujt, shoqëroheshin me njëri-tjetrin,* hanin+ dhe luteshin.+ 43  Në fakt, të gjithë u mbushën me frikë* e nderim, dhe apostujt filluan të bënin shumë shenja dhe mrekulli.*+ 44  Të gjithë ata që u bënë besimtarë, mblidheshin së bashku, dhe gjithçka e kishin të përbashkët. 45  Shitnin pronat e zotërimet,+ dhe të ardhurat ia shpërndanin gjithkujt sipas nevojës.+ 46  Ditë për ditë, ata ishin vazhdimisht në tempull së bashku, shkonin për të ngrënë në shtëpi të ndryshme dhe e ndanin ushqimin plot gëzim e me zemër të çiltër. 47  Lëvdonin Perëndinë dhe gëzonin pëlqimin e të gjithë njerëzve. Ndërkohë, çdo ditë, Jehovai* bashkonte me besimtarët ata që hynin në rrugën e shpëtimit.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «të gjitha kombet nën qiell».
Ose «gjuhën amtare?»
Ose «musht!»
Domethënë, rreth orës 9 të paradites.
Ose «ca nga fryma ime». Fjalë për fjalë «nga fryma ime».
Fjalë për fjalë «çdo mish».
Ose «çudira».
Ose «çudirat».
Ose «e të ligjve».
Ose «këshillës».
Një mundësi tjetër «kordonët». Fjalë për fjalë «dhembjet therëse».
Ose «para meje».
Fjalë për fjalë «Mishi im do të prehet».
Ose «të shkatërrohet».
Ose «nuk do ta lësh shpirtin tim».
Ose «Hades», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «para fytyrës sate».
Fjalë për fjalë «një fryt të ijëve të veta».
Ose «Hades», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «mishi i tij nuk u shkatërrua».
Ose «dhuratën falas».
Ose «ndanin gjithçka me njëri-tjetrin».
Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «çudira».