Veprat e Apostujve 9:1-43

  • Sauli rrugës për në Damask (1-9)

  • Ananinë e dërgojnë të ndihmojë Saulin (10-19a)

  • Sauli predikon për Jezuin në Damask (19b-25)

  • Sauli shkon në Jerusalem (26-31)

  • Pjetri shëron Enean (32-35)

  • Ringjallja e Dorkës bujare (36-43)

9  Mirëpo Sauli, që ende i kërcënonte dishepujt e Zotërisë+ dhe bënte çmos t’i vriste, shkoi te kryeprifti  dhe i kërkoi të shkruante letra për sinagogat e Damaskut, që t’i lejohej të sillte të lidhur në Jerusalem këdo që të gjente nga ata që i përkitnin Udhës,+ burra a gra qofshin.  Ndërsa udhëtonte dhe i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli.+  Ai ra përtokë e dëgjoi një zë t’i thoshte: «Saul, Saul, pse po më përndjek?»  Sauli pyeti: «Kush je ti, Zotëri?» Ai ia ktheu: «Jam Jezui,+ të cilin ti po e përndjek.+  Megjithatë ngrihu e hyr në qytet, pastaj do të të thuhet ç’duhet të bësh.»  Tani, burrat që udhëtonin me të, mbetën pa fjalë, pasi vërtet dëgjonin tingullin e një zëri, por nuk shihnin njeri.+  Atëherë Sauli u ngrit dhe, ndonëse sytë i kishte të hapur, nuk shihte asgjë. Prandaj e morën për dore dhe e çuan deri në Damask.  Për tri ditë, nuk pa fare+ dhe as hëngri e as piu. 10  Në Damask ishte një dishepull që quhej Anania,+ të cilit Zotëria i tha në një vegim:* «Anania!» Ai u përgjigj: «Ja ku jam, Zotëri!» 11  Zotëria i tha: «Ngrihu, shko në rrugën që quhet ‘E drejtë’ dhe në shtëpinë e Judës kërko një njeri nga Tarsi+ me emrin Saul, sepse ai po lutet 12  dhe ka parë në vegim një burrë, që quhet Anania, të hyjë e të vërë duart mbi të* për t’i kthyer shikimin.»+ 13  Por Anania iu përgjigj: «Zotëri, kam dëgjuar nga shumë veta sa të këqija u bëri ai njeri të shenjtëve* të tu në Jerusalem. 14  Edhe këtu, krerët e priftërinjve i kanë dhënë autoritet të arrestojë* të gjithë ata që tregojnë besim në emrin* tënd.»+ 15  Por Zotëria ia ktheu: «Shko, se ai njeri është për mua një enë e zgjedhur,+ që t’ua çojë emrin tim kombeve,+ mbretërve+ dhe bijve të Izraelit. 16  Unë do t’i tregoj hapur se sa shumë duhet të vuajë për emrin tim.»+ 17  Kështu, Anania shkoi e hyri në atë shtëpi. Vuri duart mbi të dhe i tha: «Saul, vëlla! Zotëria, Jezui, që t’u shfaq rrugës nga po vije, më dërgoi që të të kthehet shikimi dhe të mbushesh me frymë të shenjtë.»+ 18  Në çast Saulit i ranë nga sytë ca si luspa e iu kthye shikimi. Ai u ngrit dhe u pagëzua, 19  e pasi hëngri, mori forcë. Qëndroi disa ditë me dishepujt në Damask+ 20  dhe menjëherë filloi të predikonte nëpër sinagoga që Jezui është Biri i Perëndisë. 21  Por të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin dhe thoshin: «A nuk është ky ai që i përndoqi egërsisht në Jerusalem ata që tregojnë besim në këtë emër?+ A nuk erdhi këtu pikërisht që t’i arrestonte e t’i çonte* te krerët e priftërinjve?»+ 22  Mirëpo Sauli merrte gjithnjë e më shumë fuqi dhe i habiste judenjtë që banonin në Damask, duke u provuar në mënyrë të logjikshme se Jezui ishte Krishti.+ 23  Si kaluan mjaft ditë, judenjtë komplotuan që ta vritnin.+ 24  Por Sauli e mori vesh komplotin kundër tij. Ata përgjonin me kujdes ditë e natë edhe portat e qytetit, që ta vritnin, 25  prandaj dishepujt e tij e morën natën dhe me një kosh e zbritën nga një e çarë në mur.+ 26  Me të mbërritur në Jerusalem,+ ai bëri përpjekje të bashkohej me dishepujt, por ata të gjithë kishin frikë prej tij, se nuk e besonin që ishte dishepull. 27  Prandaj Barnaba+ i vajti në ndihmë dhe e çoi tek apostujt, dhe u tregoi me hollësi se si rrugës Sauli kishte parë Zotërinë,+ që i kishte folur, dhe se si në Damask kishte predikuar me guxim në emër të Jezuit.+ 28  Kështu ai qëndroi me ta, lëvizte lirisht në* Jerusalem dhe fliste me guxim në emër të Zotërisë. 29  Ai fliste e diskutonte edhe me judenjtë që flitnin greqisht, por ata u orvatën ta vritnin.+ 30  Kur e kuptuan këtë, vëllezërit e zbritën në Cezare dhe e nisën për në Tars.+ 31  Atëherë, në mbarë Judenë, Galilenë dhe Samarinë,+ kongregacioni hyri vërtet në një periudhë paqeje dhe forcohej. E ngaqë e nderonte thellësisht* Jehovain* dhe merrte zemër nga fryma e shenjtë,+ po rritej gjithnjë e më shumë në numër. 32  Ndërsa Pjetri po përshkonte të gjitha rajonet, zbriti edhe te të shenjtët që banonin në Lidë.+ 33  Atje gjeti një burrë që quhej Enea, i cili lëngonte në shtrat prej tetë vjetësh ngaqë ishte i paralizuar. 34  Pjetri i tha: «Enea, Jezu Krishti të shëron.+ Ngrihu e rregulloje shtratin!»+ Dhe ai u ngrit menjëherë. 35  Të gjithë ata që banonin në Lidë dhe në rrafshinën e Sharonit, e panë dhe u kthyen te Zotëria. 36  Tani, në Jopë ishte një dishepulle, e cila quhej Tabita, që kur përkthehet, do të thotë «Dorka».* Ajo bënte plot vepra të mira dhe jepte me bollëk dhurata për të varfrit,* 37  por, ato ditë, u sëmur dhe vdiq. Pastaj e lanë dhe e vunë në një dhomë të sipërme. 38  Dishepujt dëgjuan se Pjetri ishte në Lidë, dhe meqë Lida ishte afër Jopës, dërguan tek ai dy burra që t’i përgjëroheshin: «Të lutemi, eja te ne sa më shpejt!» 39  Atëherë Pjetri u ngrit dhe u nis me ta. Kur mbërriti, e çuan në dhomën e sipërme. Të gjitha vejushat i dolën para duke qarë e duke treguar shumë rroba e veshje* që kishte bërë Dorka ndërsa ishte me to. 40  Kështu Pjetri i nxori të gjithë jashtë,+ ra në gjunjë e u lut. Më pas u kthye nga trupi dhe tha: «Tabita, ngrihu!» Ajo hapi sytë dhe, sa pa Pjetrin, u ngrit ndenjur.+ 41  Ai i dha dorën, e ngriti në këmbë, thirri të shenjtët e vejushat dhe u tregoi se Tabita ishte gjallë.+ 42  Kjo u mor vesh në mbarë Jopën, dhe shumë veta filluan të besonin te Zotëria.+ 43  Pjetri qëndroi në Jopë për mjaft ditë te një regjës lëkurësh që quhej Simon.+

Shënimet

Shih Fjalorthin, «Vënia e duarve».
Fjalë për fjalë «të lidhë; të vërë në vargonj».
Fjalë për fjalë «që thërrasin emrin».
Fjalë për fjalë «që t’i çonte të lidhur».
Fjalë për fjalë «hynte e dilte nga».
Fjalë për fjalë «i frikësohej». Shih Fjalorthin.
Emri grek «Dorka» dhe emri aramaik «Tabita» kanë që të dy kuptimin «gazelë».
Ose «lëmoshë». Shih Fjalorthin.
Ose «veshje të sipërme».