Zakaria 10:1-12

  • Kërkojini Jehovait që të sjellë shi, jo perëndive të rreme (1, 2)

  • Jehovai bashkon popullin e tij (3-12)

    • Prijësi nga shtëpia e Judës (3, 4)

10  «Kërkojini Jehovait shi në kohën e shiut të pranverës. Jehovai i bën retë e stuhisëdhe u jep njerëzve rrebeshet e shiut.+Ai u jep të gjithëve bimësi në arë.   Idhujt e shtëpisë* kanë thënë mashtrime;*fallxhorët kanë parë gënjeshtra. Flasin për ëndrra pa vlerëe përpiqen më kot të ngushëllojnë. Ja pse populli do të endet si delet. Do të vuajë, sepse s’ka asnjë bari.   Zemërimi im është ndezur kundër barinjve. Do t’u kërkoj llogari krerëve shtypës,*sepse Jehovai i ushtrive e ka drejtuar vëmendjen nga kopeja e tij,+ nga shtëpia e Judës,dhe e ka bërë atë si kalin e tij madhështor në betejë.   Prej Judës do të dalë prijësi,*prej saj do të dalë qeveritari që siguron mbështetje,*prej saj do të dalë harku i betejës,prej saj do të dalë çdo përgjegjës, që të gjithë së bashku.   Ata do të bëhen si luftëtarëqë shkelin me këmbë baltën e rrugëve në betejë. Ata do të luftojnë, sepse Jehovai është me ta;+kalorësit armiq do të turpërohen.+   Unë do të bëj që shtëpia e Judës të qëndrojë më lartdhe do ta shpëtoj shtëpinë e Jozefit.+ Unë do t’i rikthej,sepse do t’u tregoj mëshirë.+ Do të bëhen si të mos i kisha hedhur kurrë tej,+sepse unë jam Jehovai, Perëndia i tyre, dhe do t’u përgjigjem lutjeve të tyre.   Ata të Efraimit do të bëhen si një luftëtar i fuqishëme zemra do t’u gëzojë si prej verës.+ Bijtë e tyre do të shohin e do të gëzojnë. Zemra e tyre do të jetë e gëzuar falë Jehovait.+   ‘Unë do t’u fishkëllej dhe do t’i mbledh së bashku;do t’i shpengoj,*+ dhe ata do të bëhen shumë,e do të jenë gjithmonë të shumtë.   Ndonëse do t’i shpërndaj si farë mes popujve,ata do të më kujtojnë në vendet e largëta. Bashkë me bijtë e tyre do të rigjallërohen e do të kthehen. 10  Unë do t’i kthej nga vendi i Egjiptitdhe nga Asiria do t’i mbledh;+në vendin e Galadit+ e të Libanit do t’i sjell,e as atje s’do të ketë mjaft vend për ta.+ 11  Do të kaloj nëpër det duke e trazuardhe do t’ia mposht dallgët;+të gjitha thellësitë e Nilit do të shterojnë. Krenaria e Asirisë do të shembetdhe skeptri* i Egjiptit do të hiqet.+ 12  Falë meje, Jehovait, ata do të qëndrojnë më lart+dhe do të ecin në emrin tim’,+​—thotë Jehovai.»

Shënimet

Ose «perënditë e shtëpisë». Fjalë për fjalë «terafimët».
Ose «gjëra të mbinatyrshme; gjëra të mistershme».
Fjalë për fjalë «cjepve».
Fjalë për fjalë «kulla e qoshes», përshkrim i figurshëm për dikë që ka një rol jetësor ose të rëndësishëm.
Ose «do të dalë kunji», përshkrim i figurshëm për dikë që është një mbështetje.
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «shkopi mbretëror».