Zakaria 5:1-11

  • Vegimi 6: Rrotulla që fluturon (1-4)

  • Vegimi 7: Ena e efës (5-11)

    • Një grua brenda enës, që quhet Ligësi (8)

    • Enën e çojnë në Shinar (9-11)

5  Pastaj ngrita sërish sytë dhe pashë një rrotull që fluturonte.  Ai më pyeti: «Çfarë sheh?» Iu përgjigja: «Shoh një rrotull që fluturon, të gjatë 20 kute* dhe të gjerë 10 kute.»  Atëherë ai më tha: «Ky është mallkimi që po del në mbarë faqen e dheut, sepse kushdo që vjedh,+ nuk është ndëshkuar siç është shkruar në këtë anë të rrotullës. Dhe kushdo që bën be të rreme,+ nuk është ndëshkuar siç është shkruar në anën tjetër të rrotullës.  ‘Unë e kam dërguar mallkimin,​—thotë Jehovai i ushtrive,—​dhe ai do të hyjë në shtëpinë e hajdutit dhe në shtëpinë e atij që bën be të rreme në emrin tim. Mallkimi do të qëndrojë në atë shtëpi dhe do ta shkatërrojë atë, drurët dhe gurët e saj.’»  Pastaj engjëlli që po fliste me mua u afrua e më tha: «Ngriji sytë, të lutem, dhe shiko atë që po vjen.»  Kështu e pyeta: «Çfarë është?» Ai ma ktheu: «Është ena e efës* që po vjen.» Pastaj vazhdoi: «Kjo është pamja e tyre në gjithë tokën.»  Atëherë pashë kapakun e rrumbullakët prej plumbi të ngrihej dhe brenda enës rrinte ulur një grua.  Kështu ai më tha: «Kjo është Ligësia.» E shtyu atë brenda enës dhe e mbylli me forcë enën me kapakun prej plumbi.  Atëherë ngrita sytë dhe pashë dy gra që fluturonin me shpejtësinë e erës. Ato kishin krahë si krahët e lejlekut dhe e ngritën enën mes tokës e qiellit. 10  Prandaj e pyeta engjëllin që po fliste me mua: «Ku po e çojnë enën e efës?» 11  Ai m’u përgjigj: «Në vendin e Shinarit*+ që t’i ndërtojnë atje një shtëpi dhe, kur shtëpia të jetë gati, gruaja do të vendoset atje, në vendin që i takon.»

Shënimet

Një kut ishte 44,5 cm. Shih Shtojcën B14.
Fjalë për fjalë «Është efa»; këtu i referohet një ene ose shporte që përdorej për të matur një efë. Një efë ishte 22 l. Shih Shtojcën B14.
Domethënë, të Babilonisë.