Zakaria 7:1-14

  • Jehovai dënon agjërimin e pasinqertë (1-14)

    • «A agjëruat vërtet për mua?!» (5)

    • ‘Veproni me njëri-tjetrin me drejtësi, me dashuri besnike dhe me mëshirë’ (9)

7  Fjala e Jehovait iu drejtua Zakarisë+ vitin e katërt të mbretit Dar, ditën e katërt të muajit të nëntë, domethënë në hislev.*  Populli i Bethelit dërgoi Sharezerin dhe Regem-Melekun me njerëzit e tij për të kërkuar pëlqimin* e Jehovait,  duke pyetur priftërinjtë e shtëpisë* së Jehovait të ushtrive dhe profetët: «A të qaj dhe të agjëroj në muajin e pestë,+ ashtu si kam bërë për kaq shumë vjet?»  Fjala e Jehovait të ushtrive m’u drejtua përsëri:  «Thuaji gjithë popullit të vendit dhe priftërinjve: ‘Për 70 vjet+ ju agjëruat dhe vajtuat në muajin e pestë dhe të shtatë,+ por, a agjëruat vërtet për mua?!  Po kur hanit e pinit, a nuk hanit dhe pinit për vete?!  A nuk duhej t’u bindeshit fjalëve që Jehovai shpalli me anë të profetëve të mëparshëm,+ kur Jerusalemi me qytetet e tij përreth ishin të banuara e në paqe dhe kur Negebi e Shefelahu ishin të banuara?!’»  Fjala e Jehovait iu drejtua akoma Zakarisë:  «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Gjykoni me drejtësi të vërtetë,+ tregojini njëri-tjetrit dashuri besnike+ dhe mëshirë. 10  Mos ia hani hakun as vejushës, as jetimit,*+ as të ardhurit+ dhe as të varfrit.+ Mos kurdisni në zemrën tuaj të keqen kundër njëri-tjetrit.’+ 11  Por ata refuzonin të kushtonin vëmendje;+ e kthenin shpinën me kokëfortësi,+ dhe veshët i mbyllnin për të mos dëgjuar.+ 12  Zemrën e bënë si diamanti*+ dhe nuk iu bindën ligjit* e fjalëve që dërgoi Jehovai i ushtrive me frymën e tij me anë të profetëve të mëparshëm.+ Prandaj Jehovai i ushtrive u indinjua tej mase.»+ 13  «Ashtu si unë* thirra e ata nuk më dëgjuan,+ edhe unë nuk i dëgjoja kur ata më thërrisnin,+​—thotë Jehovai i ushtrive.—​ 14  E unë i shpërndava stuhishëm nëpër tërë kombet që nuk kishin njohur,+ dhe vendi mbeti i shkretë pas tyre. Askush nuk kalonte nëpër të dhe askush nuk kthehej,+ sepse vendin e dëshirueshëm e kthyen në objekt llahtarie.»

Shënimet

Fjalë për fjalë «për të zbutur fytyrën».
Ose «e tempullit».
Ose «fëmijës pa baba».
Një mundësi tjetër «si një gur i fortë», si gur smerili.
Ose «udhëzimit».
Fjalë për fjalë «ai».