Zakaria 8:1-23
8 Fjala e Jehovait të ushtrive m’u drejtua përsëri:
2 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Do ta mbroj me shumë zell Sionin,+ po, do ta mbroj me zemërim të madh.’»
3 Kështu thotë Jehovai: ‘Unë do të kthehem në Sion+ dhe do të banoj në Jerusalem.+ Jerusalemi do të quhet qyteti i së vërtetës,*+ dhe mali i Jehovait të ushtrive, mali i shenjtë.’»+
4 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Në sheshet e Jerusalemit do të ulen sërish të moshuarit, secili me shkop në dorë nga mosha e shkuar.*+
5 Sheshet e qytetit do të mbushen me djem e vajza që luajnë në to.’»+
6 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Edhe sikur në ato ditë t’u duket e pamundur atyre që kanë mbetur nga ky popull, a do të më duket e pamundur edhe mua?’,—thotë Jehovai i ushtrive.»
7 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Ja tek po e shpëtoj popullin tim nga vendet e lindjes dhe të perëndimit.+
8 Unë do t’i sjell dhe ata do të banojnë në Jerusalem.+ Ata do të jenë populli im dhe unë do të jem Perëndia i tyre+ i vërtetë* dhe i drejtë.’»
9 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Merrni zemër,*+ o ju që tani po dëgjoni këto fjalë nga goja e profetëve,+ të njëjtat fjalë që u thanë ditën kur u hodhën themelet e tempullit të Jehovait të ushtrive.
10 Para asaj kohe nuk kishte pagë as për njerëzit, as për kafshët.+ Për shkak të kundërshtarit nuk kishte siguri as për atë që hynte, as për atë që dilte, sepse unë i nxitja të gjithë njerëzit kundër njëri-tjetrit.’
11 ‘Por tani nuk do t’i trajtoj si në ditët e mëparshme ata që kanë mbetur nga ky popull,+—thotë Jehovai i ushtrive,—
12 sepse ata do të mbjellin farë paqeje; hardhia do të japë fryt, toka do të japë prodhimin e saj+ dhe qiejt do të japin vesën e tyre. Do të bëj që të gjitha këto gjëra t’i trashëgojnë ata që kanë mbetur nga ky popull.+
13 Nëse deri tani ju përmendnin mes kombeve si mallkim,+ o shtëpi e Judës dhe e Izraelit, unë do t’ju shpëtoj, dhe ju do të përmendeni si bekim.+ Mos kini frikë!+ Merrni zemër!’*+
14 Se kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Më parë kisha vendosur t’ju sillja të keqen, ngaqë paraardhësit tuaj më indinjuan,—thotë Jehovai i ushtrive,—dhe nuk më erdhi keq,+
15 por tani kam vendosur ta trajtoj mirë Jerusalemin dhe shtëpinë e Judës.+ Mos kini frikë!’+
16 ‘Këto gjëra duhet të bëni: i thoni të vërtetën njëri-tjetrit dhe,+ në portat tuaja, gjykoni duke nxitur të vërtetën e paqen.+
17 Mos kurdisni të keqen ndaj njëri-tjetrit në zemrën tuaj+ dhe mos e doni benë e rreme,+ sepse të gjitha këto gjëra i kam urryer’,+—thotë Jehovai.»
18 Fjala e Jehovait të ushtrive m’u drejtua akoma:
19 «Kështu thotë Jehovai i ushtrive: ‘Agjërimi i muajit të katërt,+ i muajit të pestë,+ i muajit të shtatë+ dhe i muajit të dhjetë+ do të jenë për shtëpinë e Judës raste ngazëllimi e gëzimi, po, festa të gëzuara.+ Duajeni, pra, të vërtetën dhe paqen!’
20 Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Me siguri do të vijnë popuj dhe banorë të shumë qyteteve;
21 banorët e njërit qytet do të shkojnë tek ata të qytetit tjetër e do t’u thonë: ‘Le të shkojmë me zell që të përgjërohemi për miratimin* e Jehovait dhe të kërkojmë Jehovain e ushtrive. Po shkoj edhe unë.’+
22 Shumë njerëz dhe kombe të fuqishme do të vijnë që të kërkojnë Jehovain e ushtrive në Jerusalem+ dhe që të përgjërohen për miratimin* e Jehovait.”
23 Kështu thotë Jehovai i ushtrive: “Ato ditë, dhjetë burra nga të gjitha gjuhët e kombeve+ do të kapin, po, do të kapin fort rrobën* e një judeu* e do të thonë: ‘Duam të vijmë me ju,+ sepse kemi dëgjuar që Perëndia është me ju.’”»+
Shënimet
^ Ose «i besnikërisë».
^ Fjalë për fjalë «nga ditët e shumta».
^ Ose «besnik».
^ Ose «Forconi duart».
^ Ose «Forconi duart!»
^ Fjalë për fjalë «që të zbutim fytyrën».
^ Fjalë për fjalë «që të zbutin fytyrën».
^ Ose «cepin e rrobës».
^ Fjalë për fjalë «e një burri jude».