Zanafilla 10:1-32
10 Kjo është historia e djemve të Noesë: Semit,+ Kamit dhe Jafetit.
Pas Përmbytjes atyre u lindën bij.+
2 Bijtë e Jafetit ishin: Gomeri,+ Magogu,+ Madai, Javani, Tubali,+ Mesheku+ dhe Tirasi.+
3 Bijtë e Gomerit ishin: Ashkenazi,+ Rifati dhe Togarmahu.+
4 Bijtë e Javanit ishin: Elishahu,+ Tarshishi,+ Kitimi+ dhe Dodanimi.
5 Nga këta erdhën banorët e ishujve,* të cilët u shpërndanë në vendet e tyre sipas gjuhëve, familjeve dhe kombeve të tyre.
6 Bijtë e Kamit ishin: Kushi, Mizraimi,+ Puti+ dhe Kanani.+
7 Bijtë e Kushit ishin: Sebai,+ Havilahu, Sabtahu, Ramahu+ dhe Sabtekai.
Bijtë e Ramahut ishin Sheba dhe Dedani.
8 Kushit i lindi edhe Nimrodi. Ai ishte njeriu i parë që u bë i fuqishëm në tokë.
9 Ai u bë gjahtar* i fuqishëm, kundërshtar i Jehovait. Ja pse thuhet: «Ky është tamam si Nimrodi, gjahtar i fuqishëm, kundërshtar i Jehovait.»
10 Mbretëria e tij fillonte nga* Babeli,+ Ereku,+ Akadi dhe Kalnehu, në vendin e Shinarit.+
11 Prej andej ai shkoi në Asiri+ dhe ndërtoi Ninevinë,+ Rehobot-Irin, Kalahun
12 dhe Resenin, që ishte mes Ninevisë dhe Kalahut: ky është qyteti i madh.*
13 Mizraimit i lindën: Ludimi,+ Anamimi, Lehabimi, Naftuhimi,+
14 Patrusimi,+ Kasluhimi (prej nga erdhën filistinët)+ dhe Kaftorimi.+
15 Kananit i lindi Sidoni,+ i parëlinduri, dhe Hethi.+
16 Prej tij erdhën edhe jebusitët,+ amoritët,+ girgasitët,
17 hivitët,+ arkitët, sinitët,
18 arvaditët,+ zemaritët dhe hamathitët.+ Pastaj familjet kananite u shpërndanë.
19 Kështu kufiri i vendit të kananitëve ishte nga Sidoni deri në Gerar,+ pranë Gazës,+ deri në Sodomë, Gomorrë,+ Admah dhe Sebojim,+ pranë Lashës.
20 Këta ishin bijtë e Kamit sipas familjeve, gjuhëve, vendeve dhe kombeve të tyre.
21 Edhe Semi, paraardhësi i të gjithë bijve të Eberit+ dhe vëlla i Jafetit, më të madhit,* u bë me fëmijë.
22 Bijtë e Semit ishin: Elami,+ Ashuri,+ Arpakshadi,+ Ludi dhe Arami.+
23 Bijtë e Aramit ishin: Uzi, Huli, Geteri dhe Mashi.
24 Arpakshadit i lindi Shelahu,+ dhe Shelahut i lindi Eberi.
25 Eberit i lindën dy bij. Emri i njërit ishte Peleg,*+ sepse gjatë jetës së tij toka* u nda, ndërsa emri i të vëllait ishte Joktan.+
26 Joktanit i lindën: Almodadi, Shelefi, Hazarmaveti, Jerahu,+
27 Hadorami, Uzali, Diklahu,
28 Obali, Abimaeli, Sheba,
29 Ofiri,+ Havilahu dhe Jobabi; të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit.
30 Vendbanimi i tyre shtrihej nga Mesha deri në Sefar, në rajonin malor të Lindjes.
31 Këta ishin bijtë e Semit sipas familjeve, gjuhëve, vendeve dhe kombeve të tyre.+
32 Këto ishin familjet e djemve të Noesë, sipas gjenealogjisë dhe kombeve të tyre; nga këto familje erdhën kombet që u shpërndanë në gjithë tokën pas Përmbytjes.+
Shënimet
^ Ose «e vendeve bregdetare».
^ Ose «luftëtar».
^ Ose «Qytetet e para të mbretërisë së tij ishin».
^ Një mundësi tjetër «këto përbëjnë qytetin e madh».
^ Një mundësi tjetër «dhe vëllai më i madh i Jafetit».
^ Do të thotë «ndarje».
^ Ose «popullsia e tokës».