Zanafilla 33:1-20

  • Jakobi takon Esaun (1-16)

  • Jakobi udhëton për në Sikem (17-20)

33  Tani, Jakobi ngriti sytë dhe pa Esaun që po vinte me 400 burra.+ Atëherë ua shpërndau fëmijët Leas, Rakelës dhe dy shërbyeseve.+  Në fillim vuri shërbyeset me fëmijët e tyre,+ pastaj Lean me fëmijët e saj,+ dhe në fund Rakelën+ me Jozefin.  Kurse vetë doli në krye dhe u përkul deri në tokë shtatë herë ndërsa i afrohej të vëllait.  Mirëpo Esau vrapoi ta takonte, iu hodh në qafë, e puthi dhe të dy shpërthyen në lot.  Kur Esau ngriti sytë, pa gratë me fëmijët dhe e pyeti: «Cilët janë këta?» Jakobi ia ktheu: «Janë fëmijët që Perëndia i fali shërbëtorit tënd.»+  Atëherë shërbyeset dhe fëmijët e tyre dolën përpara dhe u përkulën;  edhe Lea me fëmijët e saj dolën dhe u përkulën. Në fund dolën Jozefi me Rakelën dhe u përkulën.+  Esau e pyeti: «Pse më kishe dërguar gjithë atë karvan përpara?»+ Jakobi ia ktheu: «Që të kem miratimin tënd, zotëria im.»+  Atëherë Esau i tha: «Unë kam gjithë atë pasuri, vëllai im.+ Mbaji për vete gjërat e tua.» 10  Por Jakobi i tha: «Të lutem, mos ma prish. Nëse kam miratimin tënd, pranoje këtë dhuratë nga dora ime, sepse e solla që të shihja fytyrën tënde. Dhe kur të pashë, ishte sikur të kisha parë fytyrën e Perëndisë, ngaqë ti më prite krahëhapur.+ 11  Të lutem, pranoje dhuratën që të kam sjellë si bekim,+ sepse Perëndia më ka parë me sy të mirë dhe kam gjithë sa më nevojitet.»+ Ai nguli këmbë aq shumë, saqë Esau e pranoi. 12  Më pas Esau i tha: «Hajde të nisemi dhe unë do të shkoj para teje.» 13  Por Jakobi i tha: «Zotëria im e di mirë se fëmijët janë të brishtë+ dhe se më duhet të kujdesem për dhentë e lopët që u japin qumësht të vegjëlve. Po t’i vë të ecin tepër shpejt, qoftë edhe për një ditë të vetme, atëherë gjithë kopeja do të ngordhë. 14  Të lutem, zotëria im! Shko përpara shërbëtorit tënd, kurse unë do të udhëtoj më ngadalë, sipas hapit të bagëtisë dhe të fëmijëve, derisa të mbërrij te zotëria im në Seir.»+ 15  Atëherë Esau i tha: «Më lejo të paktën të të lë disa nga njerëzit e mi.» Por ai ia ktheu: «Pse të mundohesh? Më mjafton miratimi i zotërisë tim.» 16  Kështu atë ditë Esau mori rrugën për t’u kthyer për në Seir. 17  Ndërsa Jakobi mori rrugën për në Sukot+ e atje ndërtoi një shtëpi, kurse për kopetë bëri kasolle, prandaj e quajti atë vend Sukot.* 18  Pasi udhëtoi nga Padan-Arami,+ Jakobi mbërriti shëndoshë e mirë në qytetin e Sikemit,+ në vendin e Kananit,+ dhe e ngriti kampin afër qytetit. 19  Pastaj, nga djemtë e Hamorit, babait të Sikemit, bleu për 100 monedha një pjesë të fushës ku ngriti tendën.+ 20  Atje ngriti një altar dhe e quajti «Perëndia është Perëndi i Izraelit».+

Shënimet

Do të thotë «kasolle; strehë».