Zbulesa e Gjonit 15:1-8

  • Shtatë engjëj me shtatë plagë (1-8)

    • Kënga e Moisiut dhe e Qengjit (3, 4)

15  Unë pashë në qiell një shenjë tjetër, të madhe e të mrekullueshme: shtatë engjëj+ me shtatë plagë. Këto janë plagët e fundit, sepse me to merr fund zemërimi i Perëndisë.+  Pashë një si det të qelqtë,+ të përzier me zjarr, dhe ata që dalin fitimtarë+ mbi bishën, shëmbëlltyrën e saj+ dhe numrin e emrit të saj,+ që qëndronin në këmbë pranë detit të qelqtë. Ata mbanin harpat e Perëndisë  dhe këndonin këngën e Moisiut,+ skllavit të Perëndisë, dhe këngën e Qengjit,+ duke thënë: «Të mëdha e të mrekullueshme janë veprat e tua,+ o Perëndi Jehova,* o i Plotfuqishëm!+ Të drejta e të besueshme janë udhët e tua,+ o Mbret i përjetësisë!+  Kush nuk do të ketë nderim të thellë* për ty, o Jehova,* dhe nuk do t’i japë lavdi emrit tënd? Vetëm ti je besnik!+ Në fakt të gjitha kombet do të vijnë e do të adhurojnë para teje,+ sepse atyre iu zbuluan dekretet e tua të drejta.»  Pas kësaj, pashë që në qiell u hap+ shenjtërorja e tendës së dëshmisë,+  dhe shtatë engjëjt me shtatë plagët+ dolën nga shenjtërorja. Ata ishin të veshur me lino të pastër e të shndritshme, dhe rreth kraharorit kishin të lidhur breza prej ari.  Një nga katër krijesat e gjalla u dha shtatë engjëjve shtatë kupa ari të mbushura plot me zemërimin e Perëndisë,+ i cili rron në jetë të jetëve.  Shenjtërorja u mbush me tym, prej lavdisë së Perëndisë+ dhe prej fuqisë së tij. Askush nuk mund të hynte në shenjtërore, derisa të përfundonin shtatë plagët+ e shtatë engjëjve.

Shënimet

Fjalë për fjalë «frikë». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».