Zbulesa e Gjonit 4:1-11

  • Vegimi i pranisë qiellore të Jehovait (1-11)

    • Jehovai i ulur në fronin e tij (2)

    • Të 24 pleqtë të ulur në frone (4)

    • Katër krijesat e gjalla (6)

4  Pas kësaj, pashë një derë të hapur në qiell, dhe zëri i parë që dëgjova, i ngjashëm me tingullin e trumbetës, më tha: «Ngjitu këtu dhe do të të tregoj ato që do të ndodhin.»  Pas kësaj, menjëherë u gjenda nën ndikimin e frymës dhe ja, në qiell ishte një fron dhe dikush rrinte ulur në të.+  Ai që rrinte ulur, i ngjante një guri diaspri+ dhe një guri sardi,* ndërsa rreth e përqark fronit kishte një ylber që ngjante si smerald.+  Rreth e përqark fronit kishte 24 frone. Në frone pashë të ulur 24 pleq+ të veshur me rroba të bardha e në krye kishin kurora prej ari.  Nga froni dilnin vetëtima,+ zëra dhe bubullima.+ Përpara fronit digjeshin shtatë llamba zjarri që përfaqësojnë shtatë frymërat e Perëndisë.+  Përpara fronit ishte diçka si det i qelqtë+ që i ngjante kristalit. Në mes të fronit* dhe përqark tij, ndodheshin katër krijesa të gjalla,+ që e kishin trupin plot me sy para e pas.  Krijesa e parë e gjallë ishte si luan,+ krijesa e dytë ishte si dem i ri,+ krijesa e tretë+ kishte fytyrë njeriu dhe krijesa e katërt+ ishte si shqiponjë që fluturon.+  Secila nga katër krijesat e gjalla kishte gjashtë krahë që ishin plot me sy.+ Vazhdimisht, ditë e natë, ata thonë: «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Perëndia Jehova,*+ i Plotfuqishmi, i cili ishte, është dhe po vjen.»+  Sa herë që krijesat e gjalla i japin lavdi, nderim dhe falënderime Atij që rri ulur në fron, Atij që rron në jetë të jetëve,+ 10  të 24 pleqtë+ përkulen para Atij që rri ulur në fron, adhurojnë Atë që rron në jetë të jetëve e i hedhin kurorat e tyre para fronit, dhe thonë: 11  «Ti je i denjë, o Jehova,* Perëndia ynë, të marrësh lavdinë,+ nderimin+ dhe fuqinë,+ sepse ti krijove gjithçka+ dhe falë vullnetit tënd ato ekzistojnë dhe u krijuan.»

Shënimet

Ose «një guri të çmuar të kuq».
Ose «Në mes, bashkë me fronin».