Zbulesa e Gjonit 5:1-14
5 Në dorën e djathtë të Atij që rrinte ulur në fron,+ pashë një rrotull të shkruar nga të dyja anët,* të vulosur mirë me shtatë vula.
2 Pashë një engjëll të fuqishëm që shpallte me zë të lartë: «Kush është i denjë t’ia heqë vulat rrotullës dhe ta hapë atë?»
3 Por as në qiell, as mbi tokë, as nën tokë, nuk u gjend askush që ta hapte rrotullën dhe të shikonte ç’ishte shkruar në të.
4 Unë qava shumë, sepse nuk u gjend askush që të ishte i denjë ta hapte rrotullën dhe të shikonte ç’ishte shkruar në të.
5 Por një nga pleqtë më tha: «Mos qaj më! Ja, ka dalë fitimtar+ Luani nga fisi i Judës,+ rrënja+ e Davidit.+ Ai do të hapë shtatë vulat dhe rrotullën.»
6 Afër fronit, mes katër krijesave të gjalla* dhe pleqve,+ pashë të qëndronte një qengj.+ Ai dukej si i therur,+ e kishte shtatë brirë dhe shtatë sy. Këta sy përfaqësojnë shtatë frymërat e Perëndisë+ që janë dërguar në mbarë tokën.
7 Menjëherë Qengji doli përpara dhe e mori rrotullën nga dora e djathtë e Atij që rrinte ulur në fron.+
8 Kur ai e mori rrotullën, katër krijesat e gjalla dhe 24 pleqtë+ u përkulën para Qengjit. Secili kishte një harpë dhe kupa ari plot me temjan. (Temjani përfaqëson lutjet e të shenjtëve.*)+
9 Ata këndojnë një këngë të re,+ që thotë: «Ti je i denjë të marrësh rrotullën e të hapësh vulat e saj, sepse u there dhe me gjakun tënd bleve për Perëndinë+ njerëz nga çdo fis, gjuhë, popull e komb,+
10 i bëre një mbretëri+ dhe priftërinj për Perëndinë tonë,+ e ata do të mbretërojnë+ mbi tokën.»
11 Pastaj pashë dhe dëgjova zërin e shumë engjëjve që ishin përreth fronit, krijesave të gjalla dhe pleqve. Ata ishin dhjetëra mijë herë dhjetëra mijë dhe mijëra e mijëra+
12 dhe thoshin me zë të fortë: «Qengji që u ther,+ është i denjë të marrë fuqinë, pasurinë, mençurinë, forcën, nderimin, lavdinë dhe bekimin.»+
13 Çdo krijesë në qiell, mbi tokë, nën tokë+ e në det, çdo gjë që është në to, e dëgjova të thoshte: «Ai që rri ulur në fron+ dhe Qengji+ paçin bekimin, nderimin,+ lavdinë dhe fuqinë në jetë të jetëve!»+
14 Katër krijesat e gjalla thanë: «Amin!» E pleqtë u përkulën dhe adhuruan Perëndinë.
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «nga brenda dhe nga jashtë».
^ Ose «Mes fronit dhe mes katër krijesave të gjalla».
^ Shih Fjalorthin.