Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të prekim zemrën me librin ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të prekim zemrën me librin ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’

PSE KA RËNDËSI? Njerëzit duhet të mësojnë normat e Jehovait dhe të jetojnë në përputhje me to që ta adhurojnë në mënyrë të pranueshme. (Is 2:3, 4) Botimi i dytë që përdorim për studim, libri ‘Dashuria e Perëndisë’, i ndihmon studentët e Biblës të dallojnë si lidhen parimet hyjnore me jetën e përditshme. (He 5:14) Kur i mësojmë, duhet të përpiqemi t’u prekim zemrën që të kenë motivimin e duhur për të bërë ndryshime.Ro 6:17.

SI TA ZBATOSH?

  • Përgatitu mirë duke mbajtur parasysh nevojat e studentit. Bëj pyetje të atilla që të ndihmojnë të nxjerrësh mendimet dhe ndjenjat e studentit për materialin.Pr 20:5; be 259

  • Përdor kutitë që gjenden në libër për ta ndihmuar studentin të kuptojë vlerën e zbatimit të parimeve biblike

  • Ndihmoje studentin të arsyetojë për çështjet që kanë të bëjnë me ndërgjegjen, por mos merr vendime për të.Ga 6:5

  • Zbulo me lezet nëse studenti ka nevojë për ndihmë që të zbatojë disa parime biblike. Me ngrohtësi inkurajoje të bëjë ndryshime i motivuar nga dashuria për Jehovain.Pr 27:11; Gjo 14:31