TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Të mprehim aftësitë në shërbim—T’i ndihmojmë të bëhen dishepuj ata që janë ‘të prirur’
PSE KA RËNDËSI? Jehovai bën që farat e së vërtetës të rriten në zemrat e atyre që janë «të prirur për jetën e përhershme». (Ve 13:48; 1Ko 3:7) Ne bashkëpunojmë me Jehovain duke u përqendruar në shërbim tek ata që reagojnë mirë ndaj gjërave që mësojnë. (1Ko 9:26) Studentët e Biblës duhet të kuptojnë që pagëzimi i krishterë është i domosdoshëm për të shpëtuar. (1Pj 3:21) I ndihmojmë të bëhen dishepuj duke i mësuar të bëjnë ndryshime në jetë, të predikojnë e të mësojnë të tjerët dhe t’ia kushtojnë jetën Jehovait.—Mt 28:19, 20.
SI TA ARRISH?
-
Kujtoji studentit të Biblës se studimi bëhet me synimin që ‘të marrë njohuri’ për Jehovain dhe që t’i pëlqejë atij.—Gjo 17:3
-
Ndihmoje të bëjë përparim në të vërtetën duke kapërcyer pengesa të tilla, si zakonet e këqija dhe shoqëritë e dëmshme
-
Forcoje dhe inkurajoje para dhe pas pagëzimit.—Ve 14:22
SHIHNI VIDEON PERËNDIA JEHOVA DO TË TË NDIHMOJË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Çfarë frike mund ta pengojë dikë të kushtohet e të pagëzohet?
-
Si mund t’i ndihmojnë pleqtë studentët e Biblës që të përparojnë në të vërtetën?
-
Çfarë na mëson për Jehovain Isaia 41:10?
-
Cilat cilësi do të na ndihmojnë t’i bëjmë shërbim të pranueshëm Jehovait, ndonëse jemi të papërsosur?