TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Të mprehim aftësitë në shërbim—Të jemi elastikë
PSE KA RËNDËSI? Të mirosurit dhe delet e tjera ftojnë njerëz të çdo lloji ‘të marrin falas ujin e jetës’. (Zb 22:17) Ky ujë simbolik përfaqëson të gjitha masat që ka marrë Jehovai për të shpëtuar njerëzit e bindur nga mëkati dhe vdekja. Nëse duam t’i ndihmojmë njerëzit me zakone dhe fe nga më të ndryshmet, duhet ta prezantojmë ‘lajmin e mirë të përhershëm’ në mënyrë tërheqëse për secilin prej tyre.—Zb 14:6.
SI TA ARRISH?
-
Zgjidh një argument dhe shkrim që mund të prekë zemrën e njerëzve në territorin e kongregacionit tënd. Mund të zgjedhësh njërën nga idetë për biseda ose një prezantim që e ke përdorur me sukses. Cilat argumente dhe shkrime priten mirë? A ka ndonjë lajm për të cilin flasin njerëzit? Çfarë argumenti do t’i pëlqente më shumë një burri ose një gruaje?
-
Përfshi në bisedë përshëndetje dhe zakone që priten të bëhen në zonën tënde.—2Ko 6:3, 4
-
Njihu mirë me botimet dhe videot e Çantës së mjeteve mësimore që të dish çfarë të zgjedhësh për këdo që tregon interes
-
Shkarko materiale në gjuhët e njerëzve që mund të gjesh në territor
-
Përshtate argumentin sipas nevojave që ka i zoti ose e zonja e shtëpisë. (1Ko 9:19-23) Për shembull, çfarë do t’i thoshe po të merrje vesh se i ka vdekur një njeri i dashur kohët e fundit?
SHIHNI VIDEON, DHE PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Me çfarë argumenti e nisi bisedën lajmëtari?
-
Çfarë po kalonte i zoti i shtëpisë?
-
Cili shkrim ishte fiks për atë situatë dhe pse?
-
Si e përshtat prezantimin tënd që të jetë tërheqës për njerëzit në territor?