Adhuruesit e vërtetë duhet të jenë të pastër
Që të jemi të denjë për dashurinë e Perëndisë, duhet të jemi të pastër si jashtë, edhe brenda. Kjo do të thotë t’u përmbahemi me besnikëri standardeve të Jehovait për adhurimin dhe për pastërtinë fizike e morale, pavarësisht nga ajo që bën bota. Ja pse bëjmë kujdes të mos prekim asgjë që Ati ynë qiellor e konsideron të papastër.
Si nxjerr dobi ngaqë hedh poshtë standardet e kësaj bote që shpërfill Perëndinë?