Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LEVITIKU 16-17

Dita e Shlyerjes dhe ti

Dita e Shlyerjes dhe ti

16:12-15

Çfarë mund të mësojmë nga fakti që në Ditën e Shlyerjes përdorej temjan?

  • Lutjet e pranueshme të shërbëtorëve besnikë të Jehovait, janë si temjan. (Ps 141:2) Ashtu si kryeprifti e çonte temjanin përpara Jehovait me respekt të thellë, edhe ne i lutemi Jehovait me respekt të thellë, plot nderim.

  • Kryeprifti duhej ta digjte temjanin përpara se të paraqiste flijimet. Kështu sigurohej që të kishte miratimin e Perëndisë. Edhe Jezui, përpara se të flijonte jetën, duhej t’i bindej me besnikëri Jehovait e të mbante integritetin gjatë gjithë jetës së tij në tokë, që Jehovai ta pranonte flijimin e tij.

Si të sigurohem që sakrificat e mia janë të pranueshme për Jehovain?