Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Tregojmë dashuri kur përkrahim disiplinën e Jehovait

Tregojmë dashuri kur përkrahim disiplinën e Jehovait

Përjashtimi mbron kongregacionin dhe disiplinon keqbërësit e papenduar. (1Ko 5:6, 11) Kur përkrahim këtë disiplinë të Jehovait, tregojmë dashuri. Por, si mund të jetë e vërtetë kjo kur përjashtimi i sjell dhembje personit të përjashtuar, të afërmve të ngushtë dhe komitetit gjyqësor?

Mbi të gjitha tregojmë dashuri për emrin e Jehovait dhe për standardin e tij të shenjtërisë. (1Pj 1:14-16) Po ashtu tregojmë dashuri për të përjashtuarin. Disiplina e fortë, ndonëse e dhembshme, mund të sjellë «fryt paqeje dhe drejtësie». (He 12:5, 6, 11) Ama, nëse shoqërohemi me një të përjashtuar ose të vetëpërjashtuar, zbutim disiplinën e Jehovait. Të mos harrojmë se Jehovai e disiplinon popullin e tij «në masën e duhur». (Jr 30:11) Ndërsa përkrahim disiplinën e Jehovait dhe nuk lëmë pas dore programin e adhurimit, shpresojmë që personi të kthehet tek Ati ynë i mëshirshëm.—Is 1:16-18; 55:7.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN QËNDROJMË BESNIKË ME NJË ZEMËR TË BASHKUAR, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Çfarë dhembjeje provojnë prindërit e krishterë kur fëmija largohet nga Jehovai?

  • Si mund t’i mbështetë kongregacioni pjesëtarët besnikë të familjes?

  • Cila ngjarje nga Bibla ilustron sa e rëndësishme është që besnikëria ndaj Jehovait të jetë më e fortë se besnikëria ndaj familjes?

  • Si tregojmë se parësore është besnikëria ndaj Jehovait dhe jo ndaj familjes?