Mëso nga ilustrimi i dhjetë minave
Çfarë përfaqësojnë veçoritë e ndryshme të kësaj shëmbëlltyre?
-
Zotëria përfaqëson Jezuin
-
Skllevërit përfaqësojnë dishepujt e mirosur të Jezuit
-
Paratë që zotëria ua beson skllevërve, përfaqësojnë privilegjin e çmuar për të bërë dishepuj
Kjo shëmbëlltyrë përmban një paralajmërim se ç’do të ndodhte sikur dishepujt e mirosur të Krishtit të zhvillonin tiparet e një skllavi të lig. Jezui pret që dishepujt e tij ta përdorin plotësisht kohën, forcën, madje edhe gjërat materiale për të bërë më shumë dishepuj.
Si mund t’i imitoj të krishterët e mirosur e besnikë në veprën e bërjes së dishepujve?