TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Të mprehim aftësitë në shërbim—Përdorimi i JW.ORG
PSE KA RËNDËSI? Çdo botim i Çantës së mjeteve mësimore i referohet sitit jw.org. Në fakt, qëllimi kryesor i kartëvizitës dhe i fletushkës Ku mund t’i gjejmë përgjigjet për pyetjet e rëndësishme të jetës?, është t’i drejtojë njerëzit te siti ynë. Mund ta përdorësh sitin jw.org për të shpërndarë elektronikisht një botim të Çantës së mjeteve mësimore me anë të email-it ose të një linku. Kjo mund të jetë shumë e dobishme kur i japim dëshmi dikujt që flet një gjuhë tjetër. Përveç kësaj, njerëzit mund të bëjnë pyetje, përgjigjet e së cilave gjenden në botime që nuk janë pjesë e Çantës së mjeteve mësimore. Nëse jemi në gjendje ta përdorim mirë sitin, mund të jemi më të efektshëm në shërbim.
SI TA ARRISH?
-
Kategoria «MËSIME BIBLIKE». Ta zëmë se po i jep dëshmi një prindi që dëshiron më tepër informacion për rritjen e fëmijëve. Shko te MËSIME BIBLIKE > MARTESA DHE FAMILJA.
-
Kategoria «BOTIME». Ta zëmë se po jep dëshmi joformale në shkollë dhe dëshiron t’i japësh një shoku të klasës broshurën Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje. Shko te BOTIME > LIBRA DHE BROSHURA.
-
Kategoria «PËR NE». Ta zëmë se po i dëshmon një kolegu që dëshiron të lexojë një shpjegim të shkurtër për bindjet tona. Shko te PËR NE > PYETJE QË BËHEN MË SHPESH.
SHIHNI VIDEON PËRDORIMI I JW.ORG DHE MË PAS MENDONI SE CILËN FAQE TË SITIT DO TË HAPNI PËR TË NDIHMUAR:
-
një ateist
-
dikë që sapo ka përjetuar një tragjedi
-
një vëlla ose motër joaktive
-
një rivizitë që dëshiron të dijë si financohet vepra jonë
-
një shtetas të huaj që dëshiron të ndjekë një mbledhje në vendin e tij