TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Jezui vdiq edhe për vëllanë tënd
Jezui flijoi jetën e tij për njerëzit e papërsosur. (Ro 5:8) S’ka dyshim, secili prej nesh e çmon dashurinë që na tregoi Jezui duke dhënë jetën e tij për ne. Sidoqoftë, ndonjëherë mund të jetë e nevojshme t’ia kujtojmë vetes se Krishti vdiq edhe për vëllanë tonë. Si t’u shfaqim dashuri si të Krishtit vëllezërve e motrave që janë të papërsosur si ne? Shqyrto tri mënyra. Së pari, mund të zgjerojmë rrethin e miqve duke përfshirë edhe ata me prejardhje ose formime të ndryshme nga tonat. (Ro 15:7; 2Ko 6:12, 13) Së dyti, mund të tregohemi të kujdesshëm e t’i shmangim fjalët ose veprimet që mund t’i fyejnë të tjerët. (Ro 14:13-15) Së fundmi, nëse dikush mëkaton ndaj nesh, ta falim pa humbur kohë. (Lu 17:3, 4; 23:34) Nëse përpiqemi fuqimisht ta imitojmë Jezuin në këto mënyra, Jehovai do të vazhdojë ta bekojë kongregacionin me paqe dhe unitet.
SHIHNI VIDEON BËHUNI MË TË BUKUR!, DHE MË PAS PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si ndihej fillimisht Miki për kongregacionin e ri?
-
Çfarë shkaktoi ndryshim në ndjenjat e saj?
-
Si e ndihmoi shembulli i Jezuit Mikin që ta ndreqte pikëpamjen? (Mr 14:38)
-
Si mund të na ndihmojë Proverbat 19:11 që të kemi pikëpamje pozitive për të bashkëkrishterët?