TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Kujtoni gruan e Lotit
Pse shikoi prapa gruaja e Lotit ndërsa largohej nga Sodoma? Bibla nuk e thotë arsyen. (Zn 19:17, 26) Ama, nga konteksti i paralajmërimit të Jezuit kuptojmë se ajo mund të ketë dëshiruar gjërat që la prapa. (Lu 17:31, 32) Si ta kemi gjithmonë miratimin e Perëndisë, ndryshe nga gruaja e Lotit? Nuk duhet të lejojmë që rendja pas mirëqenies materiale të na bëhet përparësi në jetë. (Mt 6:33) Jezui mësoi se ‘s’mund të jemi skllevër edhe të Perëndisë, edhe të Pasurisë’. (Mt 6:24) Po sikur të zbulojmë se gjërat materiale po nisin të na shpërqendrojnë nga adhurimi i Jehovait? Mund t’i lutemi Jehovait për aftësi dalluese që të kuptojmë ç’ndryshime duhet të bëjmë, si edhe për guxim e forcë që të veprojmë.
SILLNI NDËR MEND VIDEON ME TRI PJESË KUJTONI GRUAN E LOTIT DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si ndikoi te mënyra e të menduarit, tek i foluri dhe te veprimet e Glorias presioni për të bërë më shumë para?
-
Në ç’mënyrë gruaja e Lotit është shembull paralajmërues për ne sot?
-
Si e ndihmoi zbatimi i parimeve biblike Xhonë dhe familjen e tij?
-
Si ndikoi te besimi i Anës shoqëria në punë?
-
Pse na duhet guxim nëse hasim presion për të vënë paratë në radhë të parë në jetë?
-
Si i dhanë sërish përparësi adhurimit të Jehovait Brajani dhe Gloria?
-
Cilat parime biblike vure re në këtë video?