TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Të rinj—Jini «të zellshëm për vepra të shkëlqyera»
Në letrën e frymëzuar drejtuar Titit, apostulli Pavël shkroi se të rinjtë, ku përfshihej dhe Titi, duhej të përpiqeshin fort të ishin «shembull për vepra të shkëlqyera në gjithçka». (Tit 2:6, 7) Ca vargje më poshtë ai tregoi se populli i Jehovait është pastruar që të jetë i «zellshëm për vepra të shkëlqyera». (Tit 2:14) Një nga këto vepra të shkëlqyera është të predikojmë e t’u mësojmë të tjerëve për Mbretërinë e Perëndisë. A mund ta përdorësh fuqinë që ke si i ri për të shërbyer si pionier ndihmës ose i rregullt?—Pr 20:29.
Nëse ke qejf të shërbesh si pionier, bëj një plan realist për ta arritur synimin. (Lu 14:28-30) Për shembull, si do ta mbash veten nga ana ekonomike ndërsa shërben në kohë të plotë? Si do t’i arrish orët? Lutju Jehovait për situatën tënde. (Ps 37:5) Fol për planin që ke, me prindërit dhe me pionierë të suksesshëm. Pastaj merr masa që ta arrish synimin. Jehovai do t’i bekojë patjetër përpjekjet e tua të zellshme në shërbimin e tij!
SHIHNI VIDEON TË RINJ QË NDEROJNË JEHOVAIN DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Çfarë sfidash hasën disa të rinj që donin të shërbenin si pionierë, dhe si i kapërcyen?
-
Ç’mund të bëjnë prindërit që t’i ndihmojnë fëmijët të bëhen pionierë të rregullt?
-
Pse është e rëndësishme të kesh një program për predikimin?
-
Si mund ta inkurajojnë e ta ndihmojnë pjesëtarët e kongregacionit një pionier?
-
Çfarë bekimesh sjell shërbimi si pionier?