TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Rri me ata që e duan Jehovain
Pse duhet të rrimë me ata që e duan Jehovain? Sepse shoqëritë që zgjedhim, do të ndikojnë për mirë ose për keq. (Pr 13:20) Për shembull, mbreti Jehoas bëri «atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait» për sa kohë ishte në shoqërinë e kryepriftit Jehojada. (2Kr 24:2) Por, pasi vdiq Jehojada, Jehoasi e braktisi Jehovain për shkak të shoqërive të këqija.—2Kr 24:17-19.
Në shekullin e parë të e.s. apostulli Pavël e krahasoi kongregacionin e krishterë me «një shtëpi të madhe», ndërsa pjesëtarët e tij me «enë» të ndryshme. Mbetemi «enë për qëllim të nderuar» kur shmangim shoqërinë e ngushtë më këdo, pjesëtar i familjes ose i kongregacionit qoftë, që bën gjëra që i sjellin pakënaqësi Jehovait. (2Ti 2:20, 21) Ndaj, le të vazhdojmë të bëjmë miq ata që e duan Jehovain dhe që na inkurajojnë t’i shërbejmë atij.
SHIHNI VIDEON MËSO TË REFUZOSH SHOQËRITË E KËQIJA, PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE VIJUESE:
-
Në cilat mënyra mund të përzihemi si pa e kuptuar me shoqëri të këqija?
-
Çfarë i ndihmoi tre të krishterët të shkëputeshin nga shoqëritë e këqija?
-
Cilat parime nga Bibla mund të të ndihmojnë ta zgjedhësh me mençuri shoqërinë?