Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të hedhim bazat për rivizitë

Të mprehim aftësitë në shërbim—Të hedhim bazat për rivizitë

PSE KA RËNDËSI?

Dëshirojmë të ujitim farat e së vërtetës që mbjellim. (1Ko 3:6) Kur gjejmë dikë që shfaq interes, është mirë të lëmë një pyetje që mund ta diskutojmë kur të kthehemi. Kështu ai do të na presë me padurim dhe ne do ta kemi më të thjeshtë të përgatitemi për rivizitën. Kur të kthehemi, mund t’i themi që kemi shkuar për t’i dhënë përgjigje pyetjes që lamë herën e fundit.

SI TA ZBATOSH?

  • Kur të përgatitesh për prezantimin shtëpi më shtëpi, mendo ç’pyetje të ngresh që t’i përgjigjesh në vizitën e ardhshme. Mund të jetë një pyetje që përgjigjen e ka te literatura që do të ofrosh. Ose mund të jetë një pyetje që përgjigjen e ka te një nga botimet për studim që ke ndër mend të prezantosh kur të kthehesh.

  • Në përfundim të bisedës me dikë që ka treguar interes, bëja të ditur se dëshiron të flasësh përsëri me të, e pastaj thuaji pyetjen që ke përgatitur. Nëse është e mundur, kërkoji ndonjë informacion për ta kontaktuar përsëri.

  • Nëse i thua orarin specifik kur do të kthehesh, mbaje fjalën.Mt 5:37.