Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | EZDRA 6-10

Jehovai do shërbëtorë me zemër të gatshme

Jehovai do shërbëtorë me zemër të gatshme

Ezdra bëri përgatitje për t’u kthyer në Jerusalem

7:6, 22; 8:26, 27

  • Mbreti Artakserks i dha leje Ezdrës të kthehej në Jerusalem që të çonte para adhurimin e Jehovait atje

  • Mbreti plotësoi «të gjitha kërkesat» që Ezdra i bëri për shtëpinë e Jehovait—i dha ar, argjend, grurë, verë, vaj dhe kripë, që sot arrin një vlerë prej rreth 100.000.000 eurosh.

Ezdra kishte besim se Jehovai do t’i mbronte shërbëtorët e Tij

7:13; 8:21-23

  • Rikthimi në Jerusalem do të ishte i vështirë

  • Rruga që mund të kenë bërë ishte afërsisht 1.600 km përmes një territori të rrezikshëm

  • Udhëtimi zgjati rreth 4 muaj

  • Ata që u kthyen duhej të kishin besim të fortë, zell për adhurimin e vërtetë dhe guxim

EZDRA UDHËTOI ME . . .

Ar dhe argjend që peshonin mbi 750 talenta, ose përafërsisht sa pesha e 3 elefantëve afrikanë të rritur!

SFIDAT QË HASËN GJATË KTHIMIT . . .

Banda kusarësh, terren të shkretë, kafshë të rrezikshme