STËRVITU PËR SHËRBIMIN
Si të drejtosh një studim me broshurën Lajm i mirë?
-
Lexo pyetjen me numër e me shkronja të theksuara që ta ndihmosh të zotin e shtëpisë të përqendrohet në pikën kryesore.
-
Lexo paragrafin që vijon.
-
Lexo shkrimet me shkronja të pjerrëta. Me takt pyete të zotin e shtëpisë që ta ndihmosh të kuptojë si i përgjigjen shkrimet pyetjes me numër.
-
Nëse ka më shumë se një paragraf për të njëjtën pyetje, përsërit hapat 2 dhe 3. Nëse për pyetjen ka një video në jw.org dhe akoma nuk ia ke treguar të zotit të shtëpisë, mund t’ia tregosh gjatë bisedës.
-
Në fund bëji përsëri pyetjen me numër, që të sigurohesh që e ka kuptuar pikën kryesore.