Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kemi privilegjin të ndërtojmë dhe të mirëmbajmë vendet e adhurimit të vërtetë

Kemi privilegjin të ndërtojmë dhe të mirëmbajmë vendet e adhurimit të vërtetë

Ndërtimi i tempullit në Izrael kërkonte shumë punë e shpenzime. Megjithatë izraelitët e mbështetën projektin me zell. (1Kr 29:2-9; 2Kr 6:7, 8) Pasi tempulli përfundoi, mirëmbajtja që i bënin izraelitët tregonte nëse ishin apo jo të lidhur ngushtë me Jehovain. (2Mb 22:3-6; 2Kr 28:24; 29:3) Sot të krishterët i kushtojnë shumë kohë dhe përpjekje ndërtimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes së Sallave të Mbretërisë dhe të Asambleve. Sidoqoftë, bashkëpunimi me Jehovain në këtë mënyrë është një privilegj i madh dhe pjesë e shërbimit tonë të shenjtë.Ps 127:1; Zb 7:15.

MUND TË BËJMË PJESËN TONË . . .

  • Duke lënë pas çdo mbledhjeje çdo gjë në rregull siç e gjetëm. Nëse rrethanat ju kufizojnë, të paktën lini në rregull vendin përreth ku u ulët.

  • Duke marrë pjesë në pastrimin dhe mirëmbajtjen e Sallës së Mbretërisë që bëhet rregullisht. Kur të gjithë japim një dorë puna është e këndshme dhe e lehtë.lv 92-93 ¶18.

  • Duke kontribuar financiarisht. Edhe sikur vetëm një kontribut prej ‘dy qindarkash’, por nga zemra, e kënaq Jehovain.Mr 12:41-44.

  • Duke dalë vullnetarë për të ndihmuar në ndërtimin dhe restaurimin e ndërtesave teokratike, nëse i keni rrethanat. Nuk është e domosdoshme përvoja në ndërtim.