Ide për prezantimin e botimeve
KULLA E ROJËS
Pyetja: Disa njerëz mendojnë se Biblës i ka ikur koha, të tjerë mendojnë se ka akoma vlerë. Po ti si mendon?
Shkrimi: 2Ti 3:16, 17
Oferta: Ky numër i Kullës së Rojës jep shembuj të mençurisë praktike të Biblës dhe ofron sugjerime si të nxjerrësh sa më shumë dobi gjatë leximit.
MËSOJU TË TJERËVE TË VËRTETËN
A U KRIJUA JETA?
Pyetja: Si mendon, është më logjike të besojmë se jeta u krijua nga Zoti apo se erdhi rastësisht?
Oferta: Kjo broshurë shqyrton disa prova që kanë ndihmuar shumë veta të besojnë te një Krijues inteligjent. Kam qejf të takohemi përsëri që të flasim për pyetjen në faqen 29: «A ka rëndësi çfarë beson?»
FORMO PREZANTIMIN TËND
Ndiq modelin e mësipërm për të ndërtuar prezantimin tënd.