TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Mos jini më në ankth
Në Predikimin në Mal Jezui tha: «Mos jini më në ankth.» (Mt 6:25) Ndonëse për njerëzit e papërsosur që jetojnë në botën e Satanait është më se e natyrshme të përjetojnë ankth herë pas here, Jezui po i mësonte dishepujt të shmangnin ankthin e tepërt. (Ps 13:2) Pse? Sepse një ankth i tillë, madje edhe për nevojat e përditshme, mund të na shpërqendrojë dhe të na e bëjë më të vështirë të kërkojmë në radhë të parë Mbretërinë. (Mt 6:33) Fjalët që tha më tej Jezui, do të na ndihmojnë të shmangim ankthin e panevojshëm.
-
Mt 6:26—Çfarë mësojmë kur vështrojmë zogjtë? (w16.07 9-10 ¶11-13)
-
Mt 6:27—Pse ankthi i tepërt është humbje kohe dhe energjie? (w05 1/11 22 ¶5)
-
Mt 6:28-30—Ç’mësojmë nga zambakët e fushës? (w16.07 10-11 ¶15-16)
-
Mt 6:31, 32—Si ndryshojnë të krishterët nga kombet? (w16.07 11 ¶17)
Për çfarë nuk dua të jem më në ankth?