Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | MATEU 8-9

Jezui i donte njerëzit

Jezui i donte njerëzit

kapitujt 8 dhe 9 të Mateut përshkruhet një pjesë e shërbimit të Jezuit në rajonin e Galilesë. Kur shëroi njerëzit, Jezui tregoi se kishte fuqi, por mbi të gjitha, se kishte dashuri e dhembshuri të pamasë.

  1. Jezui shëroi një të lebrosur.​—Mt 8:1-3

  2. Shëroi shërbyesin e një centurioni.​—Mt 8:5-13

    Shëroi vjehrrën e Pjetrit.​—Mt 8:14, 15

    Dëboi demonët dhe shëroi ata që po vuanin.​—Mt 8:16, 17

  3. Dëboi demonë jashtëzakonisht të egër dhe i dërgoi në një tufë derrash.​—Mt 8:28-32

  4. Shëroi një të paralizuar.​—Mt 9:1-8

    Shëroi një grua që i preku rrobat dhe ringjalli vajzën e Jairit.​—Mt 9:18-26

    Shëroi dy të verbër dhe një të pagojë.​—Mt 9:27-34

  5. Shkoi nëpër qytete e fshatra dhe shëroi çdo lloj lëngate e sëmundjeje.​—Mt 9:35, 36

Si mund t’u tregoj më shumë dashuri e dhembshuri të tjerëve?