Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | MATEU 10-11

Jezui ofroi freskim

Jezui ofroi freskim

11:28-30

«Zgjedha ime është e këndshme»

Jezui ishte zdrukthëtar, ndaj dinte si t’i jepte formë një zgjedhe *. Mbase mbështillte rreth saj një copë ose lëkurë që të ishte sa më e rehatshme për t’u përdorur. Kur pagëzohemi dhe pranojmë zgjedhën e Jezuit për t’u bërë dishepuj të tij, marrim përsipër punë dhe përgjegjësi sfiduese, ama përjetojmë freskim e plot bekime.

Ç’bekime ke shijuar që kur ke marrë zgjedhën e Jezuit?

^ par. 5 «Zgjedha» ishte një mjet që u vendosej në qafë kafshëve për të tërhequr ngarkesën. Në gjuhën origjinale, fjala e përkthyer «zgjedhë» i referohet edhe një shkopi druri që dikush e vendoste mbi supe për të mbajtur dy pesha, siç tregohet në figurë.