TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Zgjidh t’i shërbesh Jehovait
Nëse je një i ri i krishterë ose një student i Biblës, a synon të pagëzohesh? Pse duhet të pagëzohesh? Kushtimi dhe pagëzimi janë fillimi i një miqësie të veçantë me Jehovain. (Ps 91:1) Gjithashtu, këto mund të të shpëtojnë jetën. (1Pj 3:21) Si të përparosh drejt pagëzimit?
Sigurohu se kjo është e vërteta. Kur të lindin pyetje në mendje, bëj kërkime. (Ro 12:2) Dallo çfarë ndryshimesh duhet të bësh dhe vepro, me motivin për t’i pëlqyer Perëndisë. (Pr 27:11; Ef 4:23, 24) Gjithnjë lutju Jehovait për ndihmë. Ji i sigurt se ai do të të japë forcë dhe do të të mbështetë me frymën e tij të fuqishme. (1Pj 5:10, 11) Ia vlen barra qiranë! S’ka jetë më të mirë sesa t’i shërbesh Jehovait!—Ps 16:11.
SHIHNI VIDEON RRUGA DREJT PAGËZIMIT, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Çfarë pengesash kanë kapërcyer disa që të pagëzohen?
-
Si mund të krijosh besimin e nevojshëm për t’ia kushtuar jetën Jehovait?
-
Çfarë i ka motivuar disa të marrin hapat e nevojshëm për t’u pagëzuar?
-
Çfarë bekimesh marrin ata që zgjedhin t’i shërbejnë Jehovait?
-
Çfarë do të thotë të kushtohesh dhe të pagëzohesh?