Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Mbrojeni martesën tuaj

Mbrojeni martesën tuaj

Betimet e martesës janë shumë të rëndësishme për Jehovain. Ai tha se burri dhe gruaja duhet të lidhen ngushtë me njëri-tjetrin. (Mt 19:5, 6) Shumë çifte mes popullit të Perëndisë gëzojnë martesa të lumtura. Megjithatë, martesë të përsosur s’ka. Problemet lindin. Ndaj nuk duhet të përvetësojmë pikëpamjen e shumicës se ndarja dhe divorci janë zgjidhje e problemeve në çift. Si mund ta mbrojnë martesën e tyre të krishterët?

Të shqyrtojmë 5 hapa të rëndësishëm.

  1. Mbrojeni zemrën nga flirtimi dhe zbavitja imorale, të cilat vetëm sa e dobësojnë lidhjen martesore.—Mt 5:28; 2Pj 2:14.

  2. Forcojeni miqësinë me Perëndinë dhe përpiquni fuqimisht t’i sillni kënaqësi me martesën tuaj.—Ps 97:10.

  3. Vazhdoni të vishni personalitetin e ri dhe të bëni gjeste të dashura që do t’ia bënin jetën disi më të lehtë bashkëshortit. —Kl 3:8-10, 12-14.

  4. Mos u mjaftoni vetëm me biseda sipërfaqësore; flitni rregullisht e me respekt.—Kl 4:6.

  5. Plotësoni detyrimin martesor me përzemërsi dhe dashuri.—1Ko 7:3, 4; 10:24.

Kur të krishterët e nderojnë martesën, nderojnë Nismëtarin e martesës, Jehovain.

SHIHNI VIDEON DUHET «TË VRAPOJMË ME QËNDRUESHMËRI»—T’U BINDEMI RREGULLAVE TË GARËS, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Ndonëse një martesë mund të nisë mbarë, çfarë vështirësish mund të lindin?

  • Cilat parime të Biblës mund t’i ndihmojnë ata që mendojnë se kanë ngecur në një martesë pa dashuri?

  • Zbatoni parimet e Biblës për një martesë të lumtur

    Çfarë rregullash ka vendosur Jehovai për martesën?

  • Çfarë pritet nga të dy bashkëshortët që martesa të jetë e suksesshme?