TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Kongreset vjetore—Raste për të treguar dashuri
Pse kënaqemi kaq shumë në kongreset tona vjetore? Ashtu si në kohën e Izraelit të lashtë, edhe sot kongreset shpesh janë raste për të adhuruar Jehovain me qindra, madje me mijëra vëllezër e motra. Kënaqemi me banketin e ushqimit besimforcues. Gjithashtu e vlerësojmë jashtë mase kohën që kalojmë me miqtë e familjen. Çmueshmëria e madhe na nxit të jemi të pranishëm në të tria ditët e kongresit.
Kur mblidhemi së bashku, të mos mendojmë vetëm për atë që do të marrim, por edhe për mënyrat si të tregojmë dashuri. (Ga 6:10; He 10:24, 25) Kur mbajmë derën hapur për vëllezërit a motrat ose kur zëmë vetëm vendet që na duhen, tregojmë se po kërkojmë të mirën e të tjerëve. (Fi 2:3, 4, shën.) Kongreset janë raste të shkëlqyera për të krijuar miqësi të reja. Para e pas programit dhe gjatë pushimit të drekës, mund të vëmë si synim të flasim me dikë që s’e njohim. (2Ko 6:13) Miqësitë që lidhim në të tilla raste, mund të zgjatin një jetë të tërë. Mbi të gjitha, kur të tjerët të vërejnë dashurinë tonë të sinqertë, mund të vendosin të bashkohen me ne në shërbim të Jehovait.—Gjo 13:35.
SHIHNI VIDEON KONGRESET NDËRKOMBËTARE «DASHURIA NUK SHUHET KURRË!», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si iu tregua dashuri delegatëve të kongreseve ndërkombëtare 2019?
-
Pse janë kaq të jashtëzakonshme dashuria dhe uniteti mes popullit të Jehovait?
-
Cilat aspekte të dashurisë së krishterë nxorën në pah anëtarët e Trupit Udhëheqës?
-
Si ka triumfuar dashuria e krishterë në Gjermani dhe në Korenë e Jugut?
-
Për çfarë duhet të jemi të vendosur?