TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
A do të shërbesh si pionier ndihmës gjatë marsit dhe prillit?
A dëshiron të bësh më shumë për Jehovain gjatë periudhës së Përkujtimit? (2Ko 5:14, 15) Gjatë muajve mars dhe prill, pionierët ndihmës mund të zgjedhin të bëjnë 30 ose 50 orë në shërbim. Nëse mund të marrësh pjesë në këtë rast të veçantë, dorëzoja kërkesën Komitetit të Shërbimit të Kongregacionit. Çdo muaj, emrat e atyre që miratohen të shërbejnë si pionierë ndihmës do të njoftohen në kongregacion. Në këtë mënyrë, kongregacioni mund t’i mbështetë pionierët në shërbim. Urojmë që të gjithë të përfitojmë sa më shumë gjatë periudhës së Përkujtimit që të mprehim aftësitë tona të predikimit dhe që të inkurajojmë njëri-tjetrin!—1Se 5:11.