TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Çlirimi i ardhshëm falë Perëndisë dhe Krishtit
Cilat janë vështirësitë e tua të përditshme? A je një kryefamiljar që kujdesesh për shumë përgjegjësi? A je një prind i vetëm që mezi e nxjerr bukën e gojës? A je një i ri që has bullizëm nga moshatarët? A po vuan me shëndetin ose me pasojat e moshës së shkuar? Të gjithë kemi problemet tona. Madje, mjaft të krishterë kalojnë shumë sprova njëherësh. Gjithsesi, e dimë që së shpejti Jehovai do të na çlirojë nga të gjitha hallet. —2Ko 4:16-18.
Por, derisa të vijë ajo kohë, na ngushëllon mendimi se Jehovai i kupton hallet që kalojmë, vlerëson besnikërinë dhe qëndrueshmërinë tonë dhe do të na bekojë pa masë. (Jr 29:11, 12) Edhe Jezui ka merak për ne. Teksa kryejmë detyrimet tona të krishtere, ai na siguron me këto fjalë: «Unë jam me ju.» (Mt 28:20) Kur ndalemi e meditojmë për çlirimin e ardhshëm nën Mbretërinë e Perëndisë, na forcohet shpresa dhe vendosmëria për të përballuar sprovat e së tashmes.—Ro 8:19-21.
SHIHNI VIDEON NGULITNI SHIKIMIN TE JEZUI NDËRSA STUHIA AFROHET!—BEKIMET E ARDHSHME TË MBRETËRISË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si u nda njerëzimi nga Perëndia dhe me çfarë pasojash?
-
Ç’e ardhme i pret ata që tregohen besnikë ndaj Jehovait?
-
Si bëhet e mundur kjo e ardhme e mrekullueshme?
-
Cilat bekime të botës së re pret me padurim?