Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Prindër, mësojini fëmijët

Prindër, mësojini fëmijët

Jetojmë në një botë që e paraqet të mirën si të keqe dhe të keqen si të mirë. (Is 5:20) Mjerisht, disa njerëz bëjnë gjëra që Jehovai i urren, përfshirë këtu sjelljen e papërshtatshme me personat e të njëjtit seks. Shokët e shkollës ose të tjerë mund të përpiqen t’i tundojnë të rinjtë tanë të çmuar të shkojnë pas tyre. Si t’i përgatitni fëmijët që ta përballojnë me sukses këtë sprovë dhe të tjera si këto?

Mësojuni fëmijëve standardet e Jehovait. (Le 18:3) Gradualisht tregojuni çfarë thotë Bibla për seksin. Ajo që do t’u thoni, varet nga mosha dhe nga sa mund të kuptojnë. (Lp 6:7) Pyesni veten: «A i kam stërvitur fëmijët e mi të kuptojnë cilat janë shprehjet e përshtatshme të përzemërsisë, rëndësinë që ka një veshje modeste dhe nevojën që të tjerët të respektojnë privatësinë e tyre? A do të dinë si të veprojnë nëse dikush përpiqet t’u tregojë pornografi ose u kërkon të bëjnë diçka që Jehovai thotë se është e gabuar?» Nëse fëmijët i dinë këto gjëra që më përpara, mund të shmangin shumë probleme. (Pr 27:12; Ek 7:12) Kur i mësoni rregullisht fëmijët, tregoni dashuri për trashëgiminë e çmuar nga Jehovai.—Ps 127:3.

SHIHNI VIDEON NDËRTONI NJË SHTËPI TË QËNDRUESHME—MBRONI FËMIJËT TUAJ NGA ‘AJO QË ËSHTË E LIGË’, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Pse disa prindër mund ta kenë të vështirë të flasin me fëmijët e tyre për seksin?

  • Pse prindërit duhet t’i stërvitin fëmijët «me disiplinën dhe me këshillat e Jehovait»?—Ef 6:4.

  • Njohuria është mbrojtje

    Çfarë ka siguruar organizata e Jehovait për t’i ndihmuar prindërit t’i mësojnë fëmijët për seksin?—w19.05 12, kutia.

  • Pse duhet të komunikoni rregullisht me fëmijët para se të lindin problemet?