Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Të organizuar për t’i predikuar kujtdo

Të organizuar për t’i predikuar kujtdo

Siç organizoi izraelitët, edhe sot Jehovai e organizon popullin e vet që të kryejë vullnetin e tij. Përreth botës, zyrat e degëve, qarqet, kongregacionet dhe grupet e shërbimit bashkëpunojnë për të çuar përpara predikimin e lajmit të mirë. Ne i predikojmë kujtdo, përfshirë atyre që flasin një gjuhë të huaj.—Zb 14:6, 7.

A ke menduar të mësosh një gjuhë tjetër që të ndihmosh dikë të njohë të vërtetën? Edhe nëse nuk ke kohë të mësosh një gjuhë të huaj, mund të mësosh një prezantim të shkurtër nëpërmjet aplikacionit JW Language. Pasi ta përdorësh në shërbim, do të provosh të njëjtin gëzim që përjetuan vëllezërit tanë në shekullin e parë, kur njerëz nga vende të tjera u mahnitën teksa dëgjonin në gjuhën e tyre «gjërat madhështore të Perëndisë».—Ve 2:7-11.

SHIHNI VIDEON BËHU MIK I JEHOVAIT—PREDIKO NË GJUHË TË HUAJ, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Kur mund ta përdorësh aplikacionin JW Language?

  • Cilat janë disa nga veçoritë?

  • Njerëz të çdo gjuhe kanë nevojë ta dëgjojnë lajmin e mirë

    Cilat gjuhë flasin njerëzit e territorit tënd?

  • Çfarë duhet të bësh nëse dikush që flet një gjuhë tjetër tregon interes për lajmin e mirë?—od 100-101 ¶39-41