TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Ji i sigurt për dashurinë besnike të Jehovait
Jehovai të konsideron të çmuar. (Is 43:4) Ai të ka tërhequr drejt vetes dhe organizatës së tij. Ngaqë je kushtuar dhe pagëzuar, ti i përket Jehovait dhe ai do të kujdeset për ty si prona e tij e veçantë, edhe kur të kalosh vështirësi. Dashurinë besnike për ty do ta tregojë nëpërmjet organizatës së tij.—Ps 25:10.
Kur shqyrtojmë si na ka ndihmuar organizata e Jehovait në raste katastrofash kohët e fundit, mund ta thellojmë mirënjohjen për dashurinë e tij besnike.
SHIHNI VIDEON RAPORT I KOMITETIT TË KOORDINATORËVE PËR VITIN 2019, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si i ka përgatitur Komiteti i Koordinatorëve zyrat e degëve përreth botës që të ndihmojnë në raste katastrofash?
-
Si siguroi organizata e Jehovait drejtim dhe ndihmë në raste katastrofash në Indonezi e Nigeri?
-
Çfarë ke vlerësuar nga mënyra si ka vepruar organizata gjatë pandemisë COVID-19?