Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

STËRVITU PËR SHËRBIMIN | SHTOJE GËZIMIN NË SHËRBIM

Ndihmoje studentin e Biblës të shmangë shoqëritë e këqija

Ndihmoje studentin e Biblës të shmangë shoqëritë e këqija

Që të bëhet mik me Jehovain, studenti i Biblës duhet të zgjedhë shoqëri të mira, të cilat do ta ndihmojnë të veprojë drejt.—Ps 15:1, 4; Pr 13:20; lff mësimi 48.

Trego empati kur e ndihmon studentin e Biblës të shmangë shoqëritë e këqija. Mund ta ketë të vështirë të heqë dorë nga miqtë. Prandaj interesohu sinqerisht për të, edhe në ditët kur nuk bëni studimin, si për shembull, me një mesazh, një telefonatë ose një vizitë të shkurtër. Ndërsa studenti përparon, mund ta ftosh të shoqërohet me vëllezër e motra. Kështu me siguri do të kuptojë se më shumë po fiton, sesa po humbet. (Mr 10:29, 30) Edhe ti do të provosh gëzim ndërsa sheh që familja e Jehovait rritet.

SHIHNI VIDEODRAMATIZIMIN NDIHMOJE STUDENTIN TËND TË BIBLËS TË SHMANGË SHOQËRITË E KËQIJA, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Cilat janë shoqëri të këqija?—1Ko 15:33

  • Si e imagjinonte Xheni një grumbullim shoqëror mes të krishterëve?

  • Si e ndihmoi Nita Xhenin që të zëvendësonte shoqëritë e këqija?