Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Forco besimin te Fjala e Perëndisë

Forco besimin te Fjala e Perëndisë

Fjala e Perëndisë mund të na ndryshojë jetën. (He 4:12) Por, që të nxjerrim dobi nga drejtimi dhe këshillat e saj, duhet të jemi të sigurt se ajo është vërtet ‘fjala e Perëndisë’. (1Se 2:13) Si ta forcojmë besimin te Bibla?

Lexo çdo ditë një pjesë nga Bibla. Gjatë leximit, kërko prova që tregojnë se Jehovai është Autori i saj. Për shembull, shqyrto këshillat që gjenden te Proverbat dhe vër re sa praktike është mençuria e Biblës për jetën e përditshme.—Pr 13:20; 14:30.

Fillo një projekt studimi. Njihu mirë me provat që vërtetojnë se Bibla është e frymëzuar. Te Mjet kërkimesh në botimet e Dëshmitarëve të Jehovait, shko te tema «Bibla» dhe gjej nëntemën «E frymëzuar nga Perëndia». Gjithashtu mund ta forcosh besimin se mesazhi i Biblës nuk ka ndryshuar, duke shqyrtuar shtojcën A3Përkthimit Bota e Re.

SHIHNI VIDEON PSE KEMI BESIM TE . . . FJALA E PERËNDISË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si e mbështet vërtetësinë e Fjalës së Perëndisë zbulimi i murit të një tempulli në Karnak, Egjipt?

  • Nga e dimë se mesazhi i Biblës nuk ka ndryshuar?

  • Si të bind fakti që Bibla ka mbijetuar deri më sot, se ajo është Fjala e Perëndisë?—Lexo Isainë 40:8