TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Përdorni parimet e Biblës që fëmijët tuaj të kenë sukses
Prindërit e krishterë duan që fëmijët e tyre të kenë një jetë të lumtur dhe plot bekime në shërbim të Jehovait. Ata mund t’i ndihmojnë të jenë të suksesshëm, duke i stërvitur me parimet e Biblës.—Pr 22:6.
-
Bëjuani të lehtë fëmijëve të hapen me ju.—Jk 1:19
-
Mësojini me shembullin tuaj të mirë.—Lp 6:6
-
Jini të rregullt në aktivitetet që lidhen me adhurimin.—Ef 6:4
SHIHNI VIDEON NDËRTONI NJË SHTËPI TË QËNDRUESHME—STËRVITNI FËMIJËT TUAJ NË «UDHËN E DREJTË», DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Si mund të tregohen të arsyeshëm prindërit?
-
Si mund ta zbatojnë prindërit parimin te Jakovi 1:19?
-
Çfarë mund të bëjnë prindërit kur lindin probleme?