TË JETOJMË SI TË KRISHTERË
Mëso si mendon Perëndia
Duam ta kënaqim Jehovain me çdo gjë që bëjmë. (Pr 27:11) Për këtë, duhet të marrim vendime që pasqyrojnë mënyrën si mendon ai, edhe kur nuk ka një ligj ose urdhër të prerë. Çfarë mund të na ndihmojë?
Ndiq një program për studimin e Biblës. Çdo herë që lexojmë Biblën, është sikur kalojmë kohë me Jehovain. Mund të mësojmë për mënyrën si mendon Jehovai duke analizuar si ka vepruar me popullin e tij dhe duke shqyrtuar shembujt e atyre që bënë çfarë ishte e mirë ose e keqe në sytë e tij. Kur duhet të marrim një vendim, fryma e shenjtë mund të na sjellë ndër mend mësime dhe parime të rëndësishme që kemi mësuar nga Fjala e Perëndisë.—Gjo 14:26.
Bëj kërkime. Kur je përballë një vendimi, pyet veten: «Cilat vargje ose tregime të Biblës më ndihmojnë të kuptoj si mendon Jehovai për këtë çështje?» Lutu për ndihmën e Jehovait dhe përdor mjetet teokratike të kërkimit që ke në gjuhën tënde për të gjetur dhe zbatuar parime nga Bibla që lidhen me situatën tënde.—Ps 25:4.
SHIHNI VIDEON DUHET «TË VRAPOJMË ME QËNDRUESHMËRI»—TË HAMË USHQIM TË SHËNDETSHËM, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:
-
Me çfarë presionesh u përball motra në video?
-
Si mund të përdorësh mjetet e kërkimit për të përballuar presione të ngjashme?
-
Si nxjerrim dobi kur lëmë kohë për kërkime dhe studimin personal?—He 5:13, 14