Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Vër synime për periudhën e Përkujtimit

Vër synime për periudhën e Përkujtimit

Çdo vit populli i Jehovait mezi pret ta kremtojë së bashku Përkujtimin. Gjatë javëve para dhe pas Përkujtimit, përfitojmë nga mundësitë e veçanta për ta lëvduar dhe falënderuar Jehovain për dhuratën e shpërblesës. (Ef 1:3, 7) Për shembull, përpiqemi me gjithë shpirt të ftojmë të tjerët në Përkujtim. Disa mund ta përshtatin programin për të shërbyer si pionierë ndihmës me 30 ose 50 orë gjatë muajve mars dhe prill. A dëshiron të kalosh më shumë kohë në shërbim gjatë periudhës së Përkujtimit? Çfarë do të të ndihmojë t’ia dalësh?

Shpesh realizojmë më shumë gjëra kur planifikojmë më përpara. (Pr 21:5) Meqë periudha e Përkujtimit po afron, tani është koha për të bërë plane. Shqyrto si dëshiron ta zgjerosh shërbimin gjatë periudhës së Përkujtimit dhe mendo çfarë duhet të bësh për të arritur synimet. Pastaj kërkoji Jehovait të t’i bekojë përpjekjet.—1Gjo 5:14, 15.

A të vjen ndër mend ndonjë mënyrë si mund ta zgjerosh shërbimin gjatë periudhës së Përkujtimit?