Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

22-28 janar

JOBI 38-39

22-28 janar

Kënga 11 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. A lë kohë të soditësh krijimin?

(10 min.)

Pasi krijoi tokën, Jehovai la kohë që të reflektonte për veprat e tij (Zn 1:10, 12; Jb 38:5, 6; w21.08 9 ¶7)

Engjëjt lanë kohë të soditnin krijimin e Jehovait (Jb 38:7; w20.08 14 ¶2)

Mund të forcojmë besimin te Jehovai kur lëmë kohë të soditim dhe të çmojmë krijimin (Jb 38:32-35; w23.03 17 ¶8)

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Jb 38:8-10—Çfarë na mësojnë këto vargje për Jehovain si Ligjdhënës? (it-2-E 222)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

(4 min.) Jb 39:1-22 (th mësimi 5)

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(2 min.) DËSHMI JOFORMALE. Mbylle bisedën në mënyrë miqësore kur kupton që personi nuk dëshiron të flasë. (lmd mësimi 2, pika 3)

5. Ushqe interesin

(5 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Në një bisedë të mëparshme, personi të ka treguar se i ka vdekur një njeri i dashur. (lmd mësimi 9, pika 3)

6. Fjalim

(5 min.) lmd shtojca A, pika 1—Tema: Ngjarjet e sotme dhe sjellja e njerëzve tregojnë se është afër një ndryshim. (th mësimi 16)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 111

7. Soditja e krijimit na ndihmon të mos përqendrohemi tepër te vetja

(15 min.) Diskutim.

Përballë sulmeve të Satanait dhe të 3 shokëve, Jobi u përqendrua tepër te problemet e tij dhe te kritikat e padrejta që iu bënë.

Lexo Jobin 37:14 dhe pastaj bëj këtë pyetje:

Çfarë duhej të bënte Jobi që të mos përqendrohej tepër te vetja dhe të forconte besimin te Jehovai?

Kur duket sikur sprovat na vënë përfund, soditja e krijimit na ndihmon të sjellim ndër mend madhështinë e Jehovait, të zhvillojmë dëshirën për t’i qëndruar besnikë dhe të forcojmë besimin tek aftësia e tij për t’u kujdesur për ne.—Mt 6:26.

Shihni VIDEON Mësime nga libri i Jobit—Bota e kafshëve, dhe bëj këtë pyetje:

Si ta forcoi besimin te Jehovai kjo video?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 4 ¶13-20

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 54 dhe lutja