8-14 janar
JOBI 34-35
Kënga 30 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)
1. Kur jeta duket e padrejtë
(10 min.)
Mos harro se Jehovai nuk është kurrë Burimi i padrejtësive (Jb 34:10; wp19.1 8 ¶2)
Të ligjtë mund të duket sikur ia hedhin pa u lagur, edhe pse bëjnë padrejtësi; megjithatë nuk mund t’i fshihen Jehovait (Jb 34:21-26; w17.04 10 ¶5)
Mënyra më e mirë për t’i ndihmuar viktimat e padrejtësisë, është t’u mësojmë për Jehovain (Jb 35:9, 10; Mt 28:19, 20; w21.05 7 ¶19-20)
2. Xhevahire nga Bibla
(10 min.)
Jb 35:7—Çfarë donte të thoshte Elihu kur pyeti Jobin: «Ç’merr [Perëndia] nga ti?» (w17.04 29 ¶3)
Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?
3. Leximi i Biblës
(4 min.) Jb 35:1-16 (th mësimi 10)
4. Nis një bisedë
(3 min.) SHTËPI MË SHTËPI. Ofro një studim. (lmd mësimi 10, pika 3)
5. Nis një bisedë
(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Tregoji dikujt që ka fëmijë të vegjël si të gjejë informacione të dobishme për prindërit në jw.org. (lmd mësimi 1, pika 4)
6. Bëj dishepuj
(5 min.) lff mësimi 13, pika 5 (lmd mësimi 11, pika 3)
Kënga 58
7. A ke dëshirë ‘të predikosh fjalën’ në mënyrë joformale?
(15 min.) Diskutim.
Pavli e nxiti Timoteun: «Prediko fjalën, bëje këtë me urgjencë.» (2Ti 4:2) Folja greke e përkthyer «bëje këtë me urgjencë», ndonjëherë përdorej për t’iu referuar një ushtari ose një roje në detyrë, gjithnjë gati për të vepruar. Kjo shprehje shpjegon mirë dëshirën tonë për të qenë gjithnjë syçelë ndaj mundësive për ta shndërruar një bisedë të zakonshme në një dëshmi.
Dashuria për Jehovain dhe mirënjohja për gjithë sa bën për ne, na nxitin t’u flasim të tjerëve për cilësitë e tij të bukura.
Lexo Psalmin 71:8 dhe pastaj bëj këtë pyetje:
Për cilat cilësi të bukura të Jehovait të pëlqen t’u flasësh të tjerëve?
Veç kësaj, edhe dashuria për njerëzit na motivon të japim dëshmi joformale.
Shihni VIDEON Qindra gjetën të vërtetën e Biblës, dhe pastaj bëj këto pyetje:
Si i ndihmoi dëshmia joformale qindra veta që të gjenin të vërtetën e Biblës?
Çfarë dobie nxorën ish-pjesëtarët e kishës pasi mësuan të vërtetën?
Si na motivon dashuria për njerëzit të japim dëshmi joformale, pavarësisht nga sikleti?
Pse mendon se dëshmia joformale është shumë e efektshme për të ndihmuar të tjerët të njohin Jehovain?
8. Studimi i Biblës në Kongregacion
(30 min.) bt kap. 4, kutia në f. 33