Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

20-26 janar

PSALMET 138-139

20-26 janar

Kënga 93 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Mos e lejo sikletin të të stepë

(10 min.)

Duam ta lëvdojmë Jehovain me gjithë zemër (Ps 138:1)

Kur ndihesh në siklet për të komentuar në mbledhje, mbështetu te Jehovai për ndihmë (Ps 138:3)

Të ndiesh njëfarë sikleti, mund të jetë shenjë e mirë (Ps 138:6; w19.01 10 ¶10)

SUGJERIM: Komentet e shkurtra mund të na ndihmojnë të kemi më pak ankth.—w23.04 21 ¶7.

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 139:21, 22—A u kërkohet të krishterëve që të falin këdo? (it-1-E 862 ¶4)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(3 min.) DËSHMI PUBLIKE. (lmd mësimi 2, pika 3)

5. Bëj dishepuj

(4 min.) DËSHMI PUBLIKE. Ofro një studim të Biblës dhe trego si bëhet. (lmd mësimi 10, pika 3)

6. Fjalim

(5 min.) ijwyp artikulli 105—Tema: Si ta kapërcej ndrojtjen? (th mësimi 16)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 59

7. Mund të gjesh kënaqësi në shërbim, pavarësisht nga ndrojtja

(15 min.) Diskutim.

A do ta përshkruaje veten si tip të ndrojtur? A do të preferoje që të mos bije shumë në sy? A të bëhet një lëmsh në stomak vetëm nga ideja se do të flasësh me të tjerët? Ndonjëherë, ndrojtja mund të na pengojë të bëjmë gjërat që duam. Megjithatë, shumë veta që kanë qenë tepër të ndrojtur, kanë arritur të flasin me të tjerët për Biblën, madje edhe të gjejnë kënaqësi në shërbim. Çfarë mund të mësojmë nga shembulli i tyre?

Shihni VIDEON Ndonëse e ndrojtur, jap më të mirën, dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Si ka nxjerrë dobi motra Li, duke zbatuar këshillën e gjyshes ‘për të bërë çmos në shërbim të Jehovait’?

Bibla tregon se Moisiu, Jeremia dhe Timoteu mund të kenë luftuar me ndrojtjen. (Eks 3:11; 4:10; Jr 1:6-8; 1Ti 4:12) Megjithatë, arritën të bënin gjëra të jashtëzakonshme në shërbim të Jehovait, sepse Ai ishte me ta. (Eks 4:12; Jr 20:11; 2Ti 1:6-8)

Lexo Isainë 43:1, 2 dhe pastaj bëj këtë pyetje:

  • Çfarë premtimi u bën Jehovai adhuruesve të tij?

Po sot, si i ndihmon Jehovai ata që janë të ndrojtur, të gjejnë kënaqësi në shërbim?

Shihni VIDEON Pagëzimi—Rruga drejt lumturisë—Fragment, dhe pastaj bëj këto pyetje:

  • Si e ka ndier motra Xhekson fuqinë dhe mbështetjen e Jehovait në shërbim?

  • Si mund ta ndihmojë shërbimi dikë që është i ndrojtur?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 151 dhe lutja