Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

27 janar–2 shkurt

PSALMET 140-143

27 janar–2 shkurt

Kënga 44 dhe lutja | Komente hyrëse (1 min.)

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË

1. Vepro në harmoni me përgjërimet e tua për ndihmë

(10 min.)

Ji i gatshëm t’i pranosh këshillat (Ps 141:5; w22.02 12 ¶13-14)

Medito për veprat shpëtimtare të Jehovait (Ps 143:5; w10 15/3 32 ¶4)

Bëj çmos t’i shohësh gjërat nga këndvështrimi i Jehovait (Ps 143:10; w15 15/3 32 ¶2)

Psalmet 140-143 përmbajnë jo vetëm përgjërimet e Davidit për ndihmë, por edhe shprehje që tregojnë se ai veproi në harmoni me këto përgjërime.

2. Xhevahire nga Bibla

(10 min.)

  • Ps 140:3—Pse Davidi e krahasoi gjuhën e të ligjve me atë të një gjarpri? (it-2-E 1151)

  • Cilat xhevahire nga leximi i Biblës për këtë javë ke qejf të tregosh?

3. Leximi i Biblës

STËRVITU PËR SHËRBIMIN

4. Nis një bisedë

(4 min.) DËSHMI JOFORMALE. Nis një bisedë me dikë që sapo e ke ndihmuar në mënyrë praktike. (lmd mësimi 3, pika 5)

5. Ushqe interesin

(3 min.) DËSHMI PUBLIKE. Personi të thotë se është i zënë. (lmd mësimi 7, pika 3)

6. Shpjego bindjet e tua

(5 min.) Demonstrim. ijwfq artikulli 21—Tema: Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk pranojnë transfuzione gjaku? (th mësimi 7)

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Kënga 141

7. Ji i përgatitur për situata që kërkojnë kirurgji ose kujdes mjekësor

(15 min.) Diskutim.

Jehovai na premton se do të bëhet një «ndihmë që gjendet me lehtësi në kohë vuajtjesh». (Ps 46:1) Situatat që kërkojnë kirurgji ose kujdes mjekësor, mund të jenë stresuese. Megjithatë, Jehovai na ka siguruar çdo gjë që na nevojitet për të qenë të përgatitur në raste të tilla. Për shembull, organizata e tij na ka vënë në dispozicion kartën Udhëzime për Trajtimin Mjekësor (UTM), Kartën e identitetit a dhe dokumente të tjera me informacione mjekësore. b Gjithashtu na ka siguruar edhe Komitetet e Lidhjes me Spitalet (KLS-të). Të gjitha këto na ndihmojnë t’i bindemi ligjit të Perëndisë për gjakun.—Ve 15:28, 29.

Shihni VIDEON A je i përgatitur për situata që kërkojnë trajtime mjekësore?, dhe pastaj bëj këto pyetje:

  • Ç’dobi kanë nxjerrë disa motra e vëllezër që kanë plotësuar kartën UTM?

  • Si kanë nxjerrë dobi disa Dëshmitarë nga dokumenti Informacion për gratë shtatzëna (S-401)?

  • Pse është mirë që të kontaktosh KLS-në sa më shpejt të jetë e mundur për çdo situatë që kërkon shtrim në spital, kirurgji ose terapi—si trajtimi i kancerit—edhe nëse duket se situata mund të mos përfshijë gjakun?

8. Studimi i Biblës në Kongregacion

(30 min.) bt kap. 21 ¶14-22

Komente mbyllëse (3 min.) | Kënga 103 dhe lutja

a Lajmëtarët e pagëzuar mund t’i kërkojnë vëllait që merret me literaturën një kartë UTM për veten, si dhe një Kartë identiteti për fëmijët e tyre të mitur.

b Dokumentet Informacion për gratë shtatzëna (S-401), Informacion për pacientët që kanë nevojë për kirurgji ose kimioterapi (S-407) dhe Informacion për prindërit kur fëmija i tyre ka nevojë për trajtim mjekësor (S-55) mund t’ua kërkosh pleqve në rast nevoje.